Currently browsing

Page 2

640px-Mixed_Pickles_(9370-72)

Meny për Vjedhje Votash me Shije

Duke ditur se sa ju pëlqejnë politikanëve drekat dhe darkat e paguara nga paraja e qytetarit, në formë të një menyje restorani luksoz ju paraqes strategjitë për vjedhjen e votave në zgjedhjet e rradhës. “Perandorë, diktatorë dhe tiranë të panumërt janë çmendur vetëm nga shqetësimi prej një problemi të tillë. Por mos u friksoni. Ju si politikan në pushtet jeni të sigurtë. Ekspertët tanë nga Departamenti për Emergjenca Imagjinare e kanë përpiluar m’u këtë doracak, për t’ju lehtësuar juve tranzicionin në demokraci, dhe në të njejtën kohë duke ju mundësuar të rrini në karrigë dhe pozitë.”

Lexime: “Spërkatjet”

Ju paraqesim shkrimin “Splashes” (Spërkatjet) nga Artrit Bytyçi, lexuar në The New School for Public Engagement, në New York City, më 16 Tetorë, 2013.

visarion-herodotus

Visarion

Visarion është libri i humbur i Herodotit për legjendën e paraardhësve të Partisë së Fortë dhe shpëtimin e Civilizimit të lashtë Perendimorë. “Unë, Herodoti i Halikarnasit këtu paraqes hulumtimin tim, në mënyrë që bëmat dhe ngjarjet e mëdha njerëzore të mos zbehen me kohën. U këndofshin këto ngjarje të paharrueshme, bashkë me të bëmat e fiseve më të forta të Visariotëve dhe Arifajanëve, si dhe arsyet që i bënë ata fillimisht të grindeshin fortë mes vete, si dhe pajtimin e tyre të shenjtë.

Blank Chalkboard-horizontal

Kujtoj Shkollën

Mbaj mend tabelën e zezë që në fakt ishte e gjelbërt. Mbaj mend shpuzën me të cilën e fshinim tabelën e zezë. Kur ishte e lagur, linte shenja të ndryshme nga ato kur ishte e tharë. Mbaj mend provimin e matematikës, dhe se si i bëja llogaritjet fshehurazi me digitron. Mbaj mend “O si nuk kam një grusht’ t’fortë?” dhe ” O malet e Shqipërisë”…

Kafene, Kajro, nga Jean-Léon Gérôme (Vésoul 1824–1904 Paris)

Shëtitje nëpër Muze

Por e gjitha ishte një hile e madhe, për të më bërë që ta vizitoj muzeun kundër dëshirës sime. Zakonisht e gjithë poenta e takimeve tona ishte diskutimi i politikës. Politika është argëtimi më me namë i yni (shqipëtarëve).

“Arti pa politikë është vetëm dekorim”, ma priti Artriti ndërsa ja fuste kot me vetëbesimin sikur e ka shpikur vetë thënijen e dëgjuar në ndonjë film.

Martin Cathrae - airplane night

Destination: Home

My life is always in motion. Riding in trains, planes and automobiles. Always away from home, spending my life in between luggage. But then again, some things make you feel home, just like Prizren’s kebabs, Tivar’s olives, Tirana’s nightlife, or the fact that you always have to share the backseat of Dad’s car with an oversize bag.

wine dog

Zanati i Kanosjes: 5. Monopoli i Kryemadhit

Nofkën Kryemadh, Hasani e kishte trashëguar që nga fëmiria. Do t’ju mirrte mendja se gjatë gjithë jetës së kaluar me etiketën e njejtë, ai do të krijonte imunitet nga efektet e saja negative. Por, thellë në brendësi të shpirtit Hasani ende vuante sikur akoma të ishte ai carroku 7 vjeçarë të cilin e ngacmonin shokët dhe shoqet e lagjes.

Theodoor_Rombouts_-_Card_and_Backgammon_Players._Fight_over_Cards_-_Google_Art_Project

Zanati i Kanosjes: 4. Biznesi i Vogël i Sheshbeshit

Edhepse një gjë e tillë mund të mos dallohet fillimisht, sheshbeshi (tavlla) dhe kërcënimet kanë shumë ngjashmëri. Të dyjat në pamje të parë duken si një lojë e thjeshtë. Lëvizja e figurave të bardha dhe të zeza janë caku i të dyjave. Në shehshbesh lojtari i bardhë mundohet t’ja hedhi lojtarit të zezë, dhe lojtari i zezë mundohet ta bëjë të njejtën. Në lojën e kërcënimeve ndodhë e njejta gjë.

mead-cave

Zanati i Kanosjes: 3. Probleme Menaxhimi

Të menaxhosh kërcënimet në ditë të sotme është bërë sikur të keshë punë të dytë. Tregëtarët e suksesshëm (ose/dhe zyrtarët nëpër pozita të larta qeveritare) thuhet se kanë nëpunësit e tyre të specialë për çështje kërcënuese. Detyrat e këtyre asistentëve specialë janë që të mirren me klasifikimin, sistemimin dhe zgjidhjen e kërcënimeve të shumta që vinë në drejtim të punëdhënësve të tyre.

haiku

Zanati i Kanosjes: 2. Formë Arti

“Sikur shumë forma tjera arti,” thoshte Profesor Doktor Haxhimusa, “edhe kërcënimet mendohet se e kanë zanafillën në dashuri. Ose më mirë thënë, mungesës së saj…”