birds

Pesëdhjetë Hije

Pesdhjetë trima dhe trimnesha
pesëdhjetë bileta i kan rezervue
dhe jan’ nisë me nga pesdhjetë palë tesha
për n’Nju Jork me udhëtue.

Pesëdhjetë vjet disa kan’ pas prtië,
Pesdhjetë ând’rra i kan’ pas ând’rrue
që mâ n’fund m’e ardh’ kjo ditë,
që Kosova n’New York m’u përfaqsue.

robot-devil

Dreqi Kthehet n’Kosovë

Lahuta 2.0 ju prezanton “Ciklin e Dreqit” në 3 epizode. Shpresojmë ta pëlqeni humorin në draftin e epizodit të titulluar “Dreqi Kthehet n’Kosovë”, ku bëhet fjalë për takimin e dytë Faustian mes Dreqit dhe “heroit” të shkrimit tonë – politikanit të ri Shaqir Shaqës. “A thue Shaqa ka me shkretue? Dhe n’grackë t’Dreqit ka me râ? Lakmisë a ka m’i përballue? K’saj sfide t’madhe qysh ka me ja bâ?”

lugati2

Ringjallja e Lugatit Çetnik

Epizodi i Dytë nga Lahuta 2.0, që për temë ka ringjalljen e nacionalizmit Serb. Tregimi vazhdon aty ku epizodi i parë kishte mbaruar, pra me vrasjen e përbindëshit të Promajës nga trimat kreshnikë. Shtriga Veshtica Veca e përdorë vdekjen e bijës së saj, Promajës, për t’a ringjallur krye-lugatin çetnik. Përgadituni për trishtime, intriga, luftime dhe tradhëti.

promaja

Nipat e Mujit dhe Halilit Luftojnë Promajën

Lexoni dhe dëgjoni draftin e parë të shkrimit në vargje përplot mitologji, beteja, Zana që udhëtojnë nëpër kohë, përbindësha të padukshëm që hyjnë nga veriu me erën, Ora gjakënxehta që kuvendojnë për fatin e të vdekshmëve që kan braktisur kanunin dhe lahutën, shtojzovalle që thurrin plane sekrete dhe intriga që do të shtrihen epizodeve në vijim. Dhe si gjithmonë heronj kreshnikë, bukuroshe të dashuruara dhe prindër të rreptë.