haiku

Zanati i Kanosjes: 2. Formë Arti

“Sikur shumë forma tjera arti,” thoshte Profesor Doktor Haxhimusa, “edhe kërcënimet mendohet se e kanë zanafillën në dashuri. Ose më mirë thënë, mungesës së saj…”

fabric

Zanati i Kanosjes: 1. Pëlhura e Kërcënimeve

Sikur dashuria e parë, ashtu edhe kërcënimi i parë nuk harrohet. Tani që kercenimet edhe mua m’u janë bërë përditshmeri, e kam mësuar se ku qëndron sekreti: nuk guxon t’ja lejosh vetes që të të shqetësojnë.

"Santa Muerte" nga David Lozeau

Kosovocalypse: 4. Vdekja

Unë jam edhe mjeku, por edhe helmi të cilin mundohem ta shëroj; jam doktori dhe sëmundja të cilën mundohem ta mjekoj, jam infermieri dhe vuajtja të cilën mundohem ta lehtësojë. I kam të veshura rrobat e engjëllit të jetës, por unë jam vetë vdekja. Unë jam të gjitha këto personazhe kundërthënëse, dhe shumë më tepër. Unë jam Qazim Hoxhaj, dhe unë jam mashtrues profesional.

robotech

Kosovocalypse: Uria

Duart më janë skuqur nga shtrëngimi i qyskisë. Dyert e rënda të metalit e mbyllin magazinën në mënyrë të padepërtueshme. Përpjekjet e mia të kota për të hyrë dhunshëm nuk prodhuan asgjë përpos një gërvishtjes që e zbuloi shkëlqimin origjinal të metalit. Ndoshta nuk do të duhej të shpenzoja gjithë atë energji në ndërtimin e atij kurthi. Madje dyshoj se do të funksionojë. E tharë dhe e raskapitur bie mbi prapanicën time anoreksike, ndërsa e ndiej dhembjen e përplasjes ndërsa më udhëton trupit deri tek gjoksi. Barku im lëshon një nga ato tingujt ankues. Nuk do të çuditem nëse depoja del të jetë e zbrazët. Ushqimi është shumë i pakët këtyre ditëve.

Biohazard

Kosovocalypse: Murtaja

Kosovocalypse     2. Murtaja   Para se kisha filluar të merakosesha me këtë punën e Kijametit, kisha plot telashe të mija …

"The Horseman of the Apocalypse" by Salvador Dali

Kosovocalypse: Lufta

Disi, gjithmonë besoja se do të vijë një ditë kur Bota do të përfundojë, por asnjëherë nuk ma ka marr mendja se kjo do të ndodhte gjatë jetës sime. Për një vajzë nga Kanzasi, Kijameti do të duhej të ishte diçka drejt prej Librit të Zbulesave sikurse interpretohej nga kisha e qytezës sonë. Gjithmonë i imagjinoja Katër Kalorësit e Kijametit ndërsa kalëronin fushave të gjëra të kollomoqit nëpër Midwest-in Amerikan. Ndoshta njeri prej tyre do të zgjaste dorën për t’i prekur drithërat pak para korrjes, ndërsa fryma e zhegët do të përplasej fytyrave të tyre. A thua, a është akoma aty ajo kisha e qytezës time, apo është gëlltitur nga flakët që pastori kishte qejf të na përkujtonte çdo të Diele. Sidoqoftë, pastori kishte të drejtë për një gjë: fundi i botës do të ishte përplotë me zjarrë, tym, dhe natyrisht eksplodime atomike.

Filozofia Politike e Fatko Bajramit

Intervista Zgjedhore e Fatkos – Pjesa e Dytë

Pjesa e Dytë: Filozofia Politike, Idetë dhe Betimet ndaj Votuesit.
Shkrim humoristik me personazhin imagjinarë Fatko Bajrami i cili konkuron për deputet në Zgjedhjet e Dhjetorit të vitit 2010.

pranvera-nyc-IMG_3645

Tre Fustanet Pranverore të New Yorkut – 3

Një Flokëkuqe e ulur në njëren prej karrigave të metalit, i ka përqëndruar sytë romanit në kopertinat e të cilit ishte ilustruar një romancë vampirësh. Sipas trillit më të ri, sikurse edhe gjithë ata libra e filma që kishin dalur muajve të kaluar, ky libër mesiguri i fokusohet idealizimit të figurës së një bishe të pavdekshme të dashuruar me një bukuroshe në mes të rinisë jetëshkurtë të saj. Flokëkuqja duke lexuar kupton se bukuria e personazhit femër është njëlloj si kalueshmëria e kësaj pranvere. Ajo për momentin ndalet të fantazojë për këmbëngulshmërinë e dashurisë deri në përjetësi, ndërsa lëkura e saj e zbehtë (sikur vetë të ishte vampire) nxehet nga rrezet e diellit që depërtojnë në mënyrë tinzake degëve dhe gjetheve të porsadala të drunjëve.

pranvera-nyc-IMG_3640

Tre Fustanet Pranverore të New Yorkut – 2

Një zonjushë tjetër shëtitet nga qeni i saj, dhe me çdo hap që këmbët e saja marrin, muskujt e këmbëve i shtrëngohen, ndërsa ajo mundohet të kuvendojë me qenin, dhe të diskutojë filozofi, dhe t’ja spjegoj atij në mënyrë elokuente se si nuk është gjë e kulturuar t’i afrohet njerëzve aq afër kur ata janë të ulur në bangat e parkut, dhe se si është e rëndësishme që nevoja të mos bëhet në mes të parkut ku të gjithë njerëzit do të mund t’a shikojnë ndësa ajo përkulet për t’ja mbledhur atij kakën me qeskë.

Central Park, New York City, NY

Tre Fustanet Pranverore të New Yorkut – 1

Fryma e lehtë i zhvendosë petalet e luleve te sapo-çelura prej degëve të drunjëve të qershisë, dhe derisa ato bien në të pjertë, përfundojnë betonit, përfundi këmbëve të kaluesve të rastit.

Ndërsa disa prej këtyre petaleve të bardha me nuanca rozë/pembe shkelen nga këpucët stileto të zonjushave që ecin parkut gjat pushimit të tyre të drekës, petalet tjera fërfëllohen përsëri lartë në ajër, rrotullohen një herë rreth fustaneve të tyre, dhe pastaj bien ngadale duke i’a lëmuar në rënie lëkurën e këmbëve të tyre të ekspozuara ajrit.