city blue

The City Naps

This is the time of beautiful small moments. You will notice a solitary plastic bag dancing in the wind. A red neon sign will flicker, struggling to turn on. As its reflection bounces off the wet concrete, you will again wonder about the origins of the steam coming from the ground. Today you will start missing your sworn enemy, the crowd, and the absence of subterranean vibrations will make you wonder if the trains are running at all.

Los Compadres Muartos by David Lozeau

The Three Deaths of Fernando Ricardi

Maybe I’m not the right person to talk about Fernando Ricardi, since I was the one who ultimately caused his death. Yes, yes, I know, you don’t generally hear stories of compassion from a hitman. We’re not known for our affectionate talks about our victims. But, what can I say; the late Fernando was an impressionable little mo-fo.

the big combo

The Hostage Spring

Part one of New York Spring in California: a detective story in more than three parts.
Unfortunately for me, Spring was being held hostage this year, and it was up to me to rescue it. Winter and Summer were asking for too high of a ransom, but as a matter of principle I refused to negotiate with cold bitches and hot-heads. The city’s humidity started to drive me insane, transforming me into a film noir detective with the urge to rescue this femme fatale despite all of my instincts telling me otherwise.

matadora2

Dashuri Kanibalësh

Mendja më devijon duke i patur akoma të freskëta në kujtesë instinket tona shpellore. Dashurinë si bashkim të dy shpirtrave e interpretojmë fjalëpërfjalshëm, sikur mënyra e vetme për të ndier prezencën e tjetrit brenda neve të ishte ta shijonim përmes barkut. Pasioni jonë është dashuri kanibalësh. Ta hângsha zemrën! Ta hângsha synin! Ta hângsha loqkën!

AT&T Long Lines Building

Nga Shpella në Shpellë – Pse?

Ky është një rekuiem për dritare. Një ëndërr për të krijuar një iluzion drite në errësirrën e përditshmërisë rutinore që t’a dhuron jeta në Qytetin e Madh. Si milingonë punoj i mbuluar nga mali prej letrave të cilat presin për t’u përpunuar dhe shëndërruar në një mal akoma më të madh burokracie. Në këtë zyre, ku drita e zbehtë fluorescente m’i dogji vitet më të mira të jetës, unë lutem për një rreze dielli prej jashti.

triumph

Triumfi i Fundit i Shefes Sime

Të lutem mos më shiko, Shefe, derisa mundohem ta mbaj konstante buzëqeshjen time të rrejshme që tani është ngrirë si plastikë e ftohtë, ndërsa mua më kullojnë djersët nga inati. E vetmja gjë që më jep shpresë është tortja që t’a kemi blerë për të t’a uruar miresevajtjen. Me çdo prerje thike, sikur shemben murret e kalasë së tiranisë tënde.

jasteku

Krevati dhe Qyteti

Gjendja e raskapitur e dyshekut tim mund të përshkruhet vetëm nëse ke aftësinë të imagjinosh një grup vajzash kolegjishte duke kërcyer mbi krevatin tim sikur të ishte trampolinë ndërsa luftojnë me jastekë që derdhin pupla.

subway bw

Thirrjet e Qytetit: Subway: Udhëtim Zorrëve të Bishës

Tunelet e subway-it, si arterie gjaku, vazhdimisht furnizojnë Qytetin me njerëz. Organizmi i kësaj Bishe jeton prej energjisë që lirohet prej prezencës së njerëzve. Si Ferri i Dantes, zjarri në barkun e saj mbahet ndezur nga shpirtrat e mallkuar të cilët të humbur në hallet e tyre enden si pula pa krye tuneleve të koklavitura si zorrë.

The City Black and White

Thirrjet e Qytetit: Shëtitje trupit të Bishës

Qyteti po më thërret. Nga dritarja ime vëzhgoj dritat e tija ndërsa pulsojnë me dridhje që i përgjigjen frymëmarrjeve të kësaj Bishe në barkun e së cilës jetojmë, punojmë, studiojmë, dashurojmë, dhe mundohemi për t’i arritur ëndërrat tona të pamundura.