Terminator-Genisys-2015-Poster

Mbi Kosovën dhe Terminatorin

Terminator: Genisys është film i udhëtimit në kohë për nga forma, funksioni dhe përmbajtja. Kthimi në kohë është pjesë integrale e fabulës meqë është e pamundur ta shikosh filmin dhe të mos ndiesh nostalgji për katër filmat paraardhës. Në një far mënyre ky film është një maqinë e udhëtimit nëpër kohë për mendjen tuaj. Kjo e vë Terminator: Genisys në disavantazh të padrejtë ngaqë duhet të garojë për vëmendje sikur fëmiju më i vogël i familjes që përballet me lavdinë dhe madhështinë e vëllezërve e motrave të tija.

vintage marshmallow ad-2

Testi Marshmallow dhe Politikanët e Korruptuar

Testi Marshmallow vërtetoi se ndër faktorët më të rëndësishëm për sukses janë aftësia për të vonuar kënaqësinë dhe vetë-disiplina për të bërë një gjë të tillë. Mund të bëhet një argument se korrupsioni, ryshfeti dhe përvetësimi i kanë origjinat e tyre të lashta në pamundësinë e njerëzve për të parashikuar një të ardhme shumë të largët…

Poussinscipio

Vila e Scipio-s

Ese/Letërkëmbim nga Lucius Annaeus Seneca | Përkthyer nga Artrit Bytyçi | Si të mos e çmosh shpirtin e lartë që e tërhoqi atë në mërgim të vullnetshëm dhe kështu ja lehtësoi barrën shtetit? Gjendja ishte e atillë ku ose liria do ta lëndonte Scipio-n ose Scipio do ta lëndonte lirinë, dhe asnjëra nuk ishte e pranueshme. Kështu që ai ja lëshoi rrugën ligjeve dhe u largua për në Liternum, në mendim se mërgimi i tij ishte shërbim ndaj shtetit njëlloj sikur dëbimi i Hannibal-it.

101-0194_IMG

Mes Dy Zyrash

Gjurmët e prejardhjes së nostalgjisë sime për maqina shkrimi shkojnë deri para nja trembëdhjetë vitesh në banesën time të vogël në Prishtinë. Asokohe isha duke shkruar “romanin” tim të dytë, ndërsa Kosova ishte akoma duke u rehabilituar nga simptomat e anarkisë së pas-luftës. Në atë moshë nuk do të mërzitesha shumë për politikë po të mos ishte për reduktimet e përhershme të rrymës që ma fiknin dhunshëm Pentium 3-shin duke më lënë në errësirë. Ngaqë reduktimet ishin të paparashikueshme, ato jo vetëm që ma humbnin tërë punën huq (edhepse të një cilësie të dyshimtë), por më parandalonin të shkruaja për nja katër orë të ardhshme. Kështu kisha filluar përdorimin e maqinës së shkrimit të Babit – një UNIS tbm De Luxe ngjyrë portokalli – për të shtypur draftin e parë nën dritën e qirinjëve gjatë atyre netëve të errëta dimërore.

photo 1(1)

Si Shkrimi i Blogjeve ma ka Shpëtuar Jetën, dhe Tregime Tjera të Trimërive Letrare

Ose, për çfar unë shkruaj me të vërtetë, kur shkruaj për shkrime. Në këtë mënyrë shkrimi i blogjeve u bë mjet nëpërmjet të të cilit unë mundohem ta konceptoj Botën përreth meje dhe ta kuptoj të panjohurën. Janë aq shumë gjëra të cilave akoma nuk ia kam haberin, si për shembull emocionet njerëzore, ndryshimet e vrullshme të stoqeve në bursë, nëse dashuria është e përjetshme ose e përkohshme, fizika kuantike, çfar është e vërteta, dhe se si gjërat bien në vend të tyrin dhe bashkëpunojnë e bashkëveprojnë me njëra tjetrën. Kjo është arsyeja përse unë shkruaj për gjëra të cilat nuk i kuptoj plotësisht, dhe gjatë këtij proçesi përfundoj me zbulim të gjërave dhe kuptimeve paraprakisht të panjohura për mua.

"Cherry Tomato" nga Teresa Boardman. (Creative Commons Licence 2.0)

Një Propozim Modest Bujqësor

Ka diçka shumë relaksuese kur i ikën stresit dhe ajrit të ndotur të qytetit dhe angazhohesh për t’i rritur vetë pemët dhe perimet e tua. Kur vet e lëvron tokën, dhe kur nëpër duart tua shkapërderdhet dhéu, atëhere do të njihesh intimisht me shkrumbësinë e tij. Kur t’i marrësh erë tokës, dhe kur hunda jote e ndiejnë aromën e mprehtë të gjetheve dhe kërcellëve të patlixhanave të kuq, atëherë do ta shijosh ëmbëlsinë e vërtetë të tyre.

lastman

Top 5 Comic Books

Now that you are succeeding in keeping all those New Year’s resolutions, and you stopped smoking, started going to the gym, are eating healthy foods, became more disciplined, and are constantly striving for perfection in your work and studies, now you deserve to reward yourself. As a solution, we propose a nice compromise that will both entertain and enlighten you at the same time. We are referring, of course, to comic books, and these are some of our favorites…

Lek_dukagjini

Mbi Kuptimet e Mustaqeve

Tani që shumica prej jush keni filluar të mbani mustaqe (të vërteta ose të rreme) si pjesë e iniciativës “Ta Festojmë me Mustaqe 100 Vjetorin e Pavarsisë”, ka ardhur koha të “filozofojmë” pak. Mustaqet në pamje të parë mund të duken të njejta për të gjithë, por çdokush mund të ketë arsye të ndryshme për t’i rritur ato. Në këtë shkrim do të mundohemi të përfshimë sa më shumë nga motivet për të rritur mustaqe, dhe se si ka evoluuar kuptimi i tyre për komunitetin e “Burrave me Mustaqe”. Argëtim dhe Hare, deklaratë mode, eksperiment sociologjik, protestë, nderim i figurave historike, sakrificë, përkushtim, etikë dhe moral, shqyrtim i çështjeve gjinore, rrjetet sociale, crowdsourcing, open source, projekte artistike, aktivizëm, organizim i masave, bëmirësi, biznes, inspirim.

1010-Dragon-space-shuttle.jpg_full_600

Scientifically Speaking: The Commercial Space Race

The success of the Dragon capsule is an example of American ingenuity and entrepreneurship. It is a great model on how the state can help incubate businesses. We in Kosovo should learn from such models, if not for launching rockets, then at least launching small promising start ups that would help improve the local economy.

lhc17

Scientifically Speaking: The Large Hadron Collider

In a sense, our scientific curiosity didn’t evolve much since our cavemen ancestors. Let’s take a rock for example. What is it made out of? Even a Neanderthal could tell you that if you smash a rock, you will produce smaller rock pieces. And smashing those smaller pieces, will produce even smaller ones, until there comes a point when we may call them dust.