Blank Chalkboard-horizontal

Kujtoj Shkollën

Mbaj mend tabelën e zezë që në fakt ishte e gjelbërt. Mbaj mend shpuzën me të cilën e fshinim tabelën e zezë. Kur ishte e lagur, linte shenja të ndryshme nga ato kur ishte e tharë. Mbaj mend provimin e matematikës, dhe se si i bëja llogaritjet fshehurazi me digitron. Mbaj mend “O si nuk kam një grusht’ t’fortë?” dhe ” O malet e Shqipërisë”…

"Cherry Tomato" nga Teresa Boardman. (Creative Commons Licence 2.0)

Një Propozim Modest Bujqësor

Ka diçka shumë relaksuese kur i ikën stresit dhe ajrit të ndotur të qytetit dhe angazhohesh për t’i rritur vetë pemët dhe perimet e tua. Kur vet e lëvron tokën, dhe kur nëpër duart tua shkapërderdhet dhéu, atëhere do të njihesh intimisht me shkrumbësinë e tij. Kur t’i marrësh erë tokës, dhe kur hunda jote e ndiejnë aromën e mprehtë të gjetheve dhe kërcellëve të patlixhanave të kuq, atëherë do ta shijosh ëmbëlsinë e vërtetë të tyre.

beach

A Beginner’s Guide to Passive-Aggressive Beach Flirting

From my left I admire the animated movements of the heated discussion of two college girls. Then, directly in front of me is a girl with the tribal tattoo who keeps moving her head to the beats of her earphones, while on my right, a blonde that just returned from swimming. With her hair dripping, she bounces up and down in an attempt to get rid of the water stuck in her ears. As I said, a strategic location indeed.

jar-of-marbles

Një Kavanoz me Gogla

Sikur të isha edhe një herë i vogël, që të mund të luaja me gogla në lagjen time. Dhe kur të fitoja t’i fus “plaçkat e luftës” për t’i ruajtur brenda një kavanozi të madh. Aty, me çdo tundje të kavanozit, goglat do të përziheshin mes veti derisa të humbisnin krejtësisht. Por natyrisht, kjo do të ishte e pamundur duke qenë kaq larg nga shtëpia.

bad-santa

I dashuri Babadimër

I dashuri Babadimër E di që nuk kam qenë djali më i sjellshëm i tërë vitit, ama sidoqoftë, thash të të shkruaj. …

mucha_dance

Gjithë ato Shaka të pa Shije

Kurdo që shikoj fytyrën tënde, ajo rrezaton qetësi. Por pastaj, kur të shikoj në sy, dhe e ndiej flakën e tyre, më duhet t’a ndërprej shikimin, përndryshe do të digjesha i tëri nga dëshira për të t’i puthur sytë. Por pastaj, t’i vërrej buzët, aq të gatshme për t’u puthur. Por, unë ngurroj, sepse ti tani je duke qeshur, dhe do të ishte mëkatë të ndërpritet bukuria e një buzëqeshjeje si kjo.

triumph

Triumfi i Fundit i Shefes Sime

Të lutem mos më shiko, Shefe, derisa mundohem ta mbaj konstante buzëqeshjen time të rrejshme që tani është ngrirë si plastikë e ftohtë, ndërsa mua më kullojnë djersët nga inati. E vetmja gjë që më jep shpresë është tortja që t’a kemi blerë për të t’a uruar miresevajtjen. Me çdo prerje thike, sikur shemben murret e kalasë së tiranisë tënde.

football

Mbi Kuptimin e Futbollit

Unë gjithmonë ngecja me pozitën e mbrojtësit, që ne në lagje e quanim “Bek”, dhe specijalizohesha në thyerje të këmbëve të sulmuesve. Nëse nuk gabohem, nja dy a tri herë kam qenë edhe portjer, mirëpo këto janë kapituj të errët të karrierës sime futbollistike për të cilat nuk kam qejf të flas. Nuk e di se si nuk lodheshim duke vrapuar nëpër fushën tonë që ishte parking betoni, dhe e vetmja gjë që do të mund të n’a bënte të pushonim ishte kur rastësisht me top e thenim ndonjë xham të ndonjë makine që kishte qëlluar e parkuar gabimisht në mes të fushës sonë. Por prap, cili idiot shkon dhe e parkon kerrin në mes të parkingut për të cilin dihej se ishte territori jonë i zaptuar ku luanim futboll.

pranvera-nyc-IMG_3640

Tre Fustanet Pranverore të New Yorkut – 2

Një zonjushë tjetër shëtitet nga qeni i saj, dhe me çdo hap që këmbët e saja marrin, muskujt e këmbëve i shtrëngohen, ndërsa ajo mundohet të kuvendojë me qenin, dhe të diskutojë filozofi, dhe t’ja spjegoj atij në mënyrë elokuente se si nuk është gjë e kulturuar t’i afrohet njerëzve aq afër kur ata janë të ulur në bangat e parkut, dhe se si është e rëndësishme që nevoja të mos bëhet në mes të parkut ku të gjithë njerëzit do të mund t’a shikojnë ndësa ajo përkulet për t’ja mbledhur atij kakën me qeskë.