stevemartin

Të Shkruash është Lehtë

Humor nga Steve Martin | Përkthyer nga Artrit Bytyçi | Nga të gjitha artet, shkrimi është mënyra më e lehtë, pakokëdhimbje, dhe e lumtur për të kaluar kohën. Ndërsa shkruaj këtë, për shembull, jam i ulur rehatshëm në kopshtin tim të trandafilave, duke shtypur në kompjuterin tim. Çdo trëndafil paraqet një tregim, kështuqë asnjëherë nuk jam në mëdyshje se çfar të shkruaj. Krejt çfar më duhet është të shikoj thellë në zemërën e trëndafilit, t’ja lexoj tregimin, dhe ta mbaj shenim. Mund të isha duke shruar kjfiu joew.mv jiw dhe t’i kënaqem një gjëje të tillë sikur të isha duke shkruar fjalë që në fakt kanë ndonjë kuptim, sepse thjeshtë më pëlqen si më lëvizin gishtat nëpër tastierë.

Poussinscipio

Vila e Scipio-s

Ese/Letërkëmbim nga Lucius Annaeus Seneca | Përkthyer nga Artrit Bytyçi | Si të mos e çmosh shpirtin e lartë që e tërhoqi atë në mërgim të vullnetshëm dhe kështu ja lehtësoi barrën shtetit? Gjendja ishte e atillë ku ose liria do ta lëndonte Scipio-n ose Scipio do ta lëndonte lirinë, dhe asnjëra nuk ishte e pranueshme. Kështu që ai ja lëshoi rrugën ligjeve dhe u largua për në Liternum, në mendim se mërgimi i tij ishte shërbim ndaj shtetit njëlloj sikur dëbimi i Hannibal-it.