fatko bajrami2

Avanturat e Fatko Bajramit

Shkrim i inspiruar nga “Bajrami i Fundit në Prizren”. Udhëtoni në mendjen e mrekullueshme të Fatko Bajramit, dhe takoni Kaubojë, Indianë, Ninxha, Gjeneralë Ilirë, dhe Vikingë Barbarë tek porta e Kalasë së Prizrenit. Përjetoni të gjitha këto në këtë shkrim komik si pjesë e botimit special të festës së Bajramit.

promaja

Nipat e Mujit dhe Halilit Luftojnë Promajën

Lexoni dhe dëgjoni draftin e parë të shkrimit në vargje përplot mitologji, beteja, Zana që udhëtojnë nëpër kohë, përbindësha të padukshëm që hyjnë nga veriu me erën, Ora gjakënxehta që kuvendojnë për fatin e të vdekshmëve që kan braktisur kanunin dhe lahutën, shtojzovalle që thurrin plane sekrete dhe intriga që do të shtrihen epizodeve në vijim. Dhe si gjithmonë heronj kreshnikë, bukuroshe të dashuruara dhe prindër të rreptë.

pranvera-nyc-IMG_3645

Tre Fustanet Pranverore të New Yorkut – 3

Një Flokëkuqe e ulur në njëren prej karrigave të metalit, i ka përqëndruar sytë romanit në kopertinat e të cilit ishte ilustruar një romancë vampirësh. Sipas trillit më të ri, sikurse edhe gjithë ata libra e filma që kishin dalur muajve të kaluar, ky libër mesiguri i fokusohet idealizimit të figurës së një bishe të pavdekshme të dashuruar me një bukuroshe në mes të rinisë jetëshkurtë të saj. Flokëkuqja duke lexuar kupton se bukuria e personazhit femër është njëlloj si kalueshmëria e kësaj pranvere. Ajo për momentin ndalet të fantazojë për këmbëngulshmërinë e dashurisë deri në përjetësi, ndërsa lëkura e saj e zbehtë (sikur vetë të ishte vampire) nxehet nga rrezet e diellit që depërtojnë në mënyrë tinzake degëve dhe gjetheve të porsadala të drunjëve.

Central Park, New York City, NY

Tre Fustanet Pranverore të New Yorkut – 1

Fryma e lehtë i zhvendosë petalet e luleve te sapo-çelura prej degëve të drunjëve të qershisë, dhe derisa ato bien në të pjertë, përfundojnë betonit, përfundi këmbëve të kaluesve të rastit.

Ndërsa disa prej këtyre petaleve të bardha me nuanca rozë/pembe shkelen nga këpucët stileto të zonjushave që ecin parkut gjat pushimit të tyre të drekës, petalet tjera fërfëllohen përsëri lartë në ajër, rrotullohen një herë rreth fustaneve të tyre, dhe pastaj bien ngadale duke i’a lëmuar në rënie lëkurën e këmbëve të tyre të ekspozuara ajrit.

Ballina e Dizajnuar nga Artrit Bytyçi, duke përdorur foto lehtësisht të gjndshme nëpër internet. Shiko në sekcionin e komenteve për Bibliografinë e imazheve të përdorura për t'a përpiluar këtë kollazh.

Doracaku Qeveritarë për Mbijetesë Post-Apokaliptike

Sipas analizave nga ekspertët tanë, ekzistojnë një sërë skenaresh të mundshme për Fundin e Botës, të cilat shtrihen prej Pushtimit nga Jashtë-toksorët, Rebelimit të Robotëve, Sulmit nga Zombi-t, Përmbytjes Globale të shkaktuar nga shkrierja e akullit nëpër pole, e deri tek Kriza Ekonomike Globale. Për çdonjerin prej këtyre skenareve të mundshme ekspertët tanë kan përpiluar një sërë masash që qytetarët duhet të ndërmarrin në mënyrë që të maksimizojnë mbijetesën e tyre. (Ky postim përmban foto-kollazh dhe audio origjinale nga autori).

Baklava-sm

Bajrami i Fundit në Prizren

Në atë turbullim përgjumshmërie nuk e mbaj dot mend nëse ishte Bajrami i Madh apo i Vogël, nëse ishte Nëntorë apo Janarë, dhe nëse e gjithë kjo ishte menjëherë pas Ramazanit. T’ju them të vërtetën, unë nuk jam njeri i mëngjesit, e posaqërisht i mëngjesit të stër-hershëm. Unë jam nga ata tipat që kan qejf të tejzgjasin strukjen nën jorganin e ngrohtë deri në momentin e fundit derisa të më vie Babi dhe të më thotë për të treten herë se do të mbesim vonë. Të gjitha ndodhitë e pesëmbëdhjetë minutave pas zgjimit tim janë një kollazh ëndërrash, kujtimesh, dhe ndjenjash të cilat me të tentuar që pas këtyre tetë vitesh t’i ri-luaj përsëri nga mendja ime, sikur gjithnjë ndryshojë dhe transformohen e zbukurohen nga malli im.