Lexime: “Gurëzit”

Ju paraqesim leximin e dy kapitujve të parë nga një shkrim më i gjatë memoaresk i titulluar “Gurëzit” (Rocks) nga Artrit Bytyçi, lexuar në Brooklyn të New Yorkut në evenimentin letrar Animal House Reading Series, më 21 Tetorë, 2014.

Lexime: “Spërkatjet”

Ju paraqesim shkrimin “Splashes” (Spërkatjet) nga Artrit Bytyçi, lexuar në The New School for Public Engagement, në New York City, më 16 Tetorë, 2013.

"The Horseman of the Apocalypse" by Salvador Dali

Kosovocalypse: Lufta

Disi, gjithmonë besoja se do të vijë një ditë kur Bota do të përfundojë, por asnjëherë nuk ma ka marr mendja se kjo do të ndodhte gjatë jetës sime. Për një vajzë nga Kanzasi, Kijameti do të duhej të ishte diçka drejt prej Librit të Zbulesave sikurse interpretohej nga kisha e qytezës sonë. Gjithmonë i imagjinoja Katër Kalorësit e Kijametit ndërsa kalëronin fushave të gjëra të kollomoqit nëpër Midwest-in Amerikan. Ndoshta njeri prej tyre do të zgjaste dorën për t’i prekur drithërat pak para korrjes, ndërsa fryma e zhegët do të përplasej fytyrave të tyre. A thua, a është akoma aty ajo kisha e qytezës time, apo është gëlltitur nga flakët që pastori kishte qejf të na përkujtonte çdo të Diele. Sidoqoftë, pastori kishte të drejtë për një gjë: fundi i botës do të ishte përplotë me zjarrë, tym, dhe natyrisht eksplodime atomike.

lhc17

Scientifically Speaking: The Large Hadron Collider

In a sense, our scientific curiosity didn’t evolve much since our cavemen ancestors. Let’s take a rock for example. What is it made out of? Even a Neanderthal could tell you that if you smash a rock, you will produce smaller rock pieces. And smashing those smaller pieces, will produce even smaller ones, until there comes a point when we may call them dust.

robot-devil

Dreqi Kthehet n’Kosovë

Lahuta 2.0 ju prezanton “Ciklin e Dreqit” në 3 epizode. Shpresojmë ta pëlqeni humorin në draftin e epizodit të titulluar “Dreqi Kthehet n’Kosovë”, ku bëhet fjalë për takimin e dytë Faustian mes Dreqit dhe “heroit” të shkrimit tonë – politikanit të ri Shaqir Shaqës. “A thue Shaqa ka me shkretue? Dhe n’grackë t’Dreqit ka me râ? Lakmisë a ka m’i përballue? K’saj sfide t’madhe qysh ka me ja bâ?”

AT&T Long Lines Building

Nga Shpella në Shpellë – Pse?

Ky është një rekuiem për dritare. Një ëndërr për të krijuar një iluzion drite në errësirrën e përditshmërisë rutinore që t’a dhuron jeta në Qytetin e Madh. Si milingonë punoj i mbuluar nga mali prej letrave të cilat presin për t’u përpunuar dhe shëndërruar në një mal akoma më të madh burokracie. Në këtë zyre, ku drita e zbehtë fluorescente m’i dogji vitet më të mira të jetës, unë lutem për një rreze dielli prej jashti.

mucha_dance

Gjithë ato Shaka të pa Shije

Kurdo që shikoj fytyrën tënde, ajo rrezaton qetësi. Por pastaj, kur të shikoj në sy, dhe e ndiej flakën e tyre, më duhet t’a ndërprej shikimin, përndryshe do të digjesha i tëri nga dëshira për të t’i puthur sytë. Por pastaj, t’i vërrej buzët, aq të gatshme për t’u puthur. Por, unë ngurroj, sepse ti tani je duke qeshur, dhe do të ishte mëkatë të ndërpritet bukuria e një buzëqeshjeje si kjo.

lugati2

Ringjallja e Lugatit Çetnik

Epizodi i Dytë nga Lahuta 2.0, që për temë ka ringjalljen e nacionalizmit Serb. Tregimi vazhdon aty ku epizodi i parë kishte mbaruar, pra me vrasjen e përbindëshit të Promajës nga trimat kreshnikë. Shtriga Veshtica Veca e përdorë vdekjen e bijës së saj, Promajës, për t’a ringjallur krye-lugatin çetnik. Përgadituni për trishtime, intriga, luftime dhe tradhëti.