pf-logo

Partia e Fortë vazhdimisht në forcim e sipër

KQZ (Komisioni Qendrorë Zgjedhorë) i Republikës së Kosovës e ka çertifikuar një subjekt të ri politik, të quajtur “Partia e Fortë”. Ndryshe prej spektrit të gjerë të partive në Kosovë, Partia e Fortë (PF) si pikë kryesore të misionit të saj e ka sjelljen e ndryshimeve përmes satirës dhe humorit.

Ballina e Dizajnuar nga Artrit Bytyçi, duke përdorur foto lehtësisht të gjndshme nëpër internet. Shiko në sekcionin e komenteve për Bibliografinë e imazheve të përdorura për t'a përpiluar këtë kollazh.

Doracaku Qeveritarë për Mbijetesë Post-Apokaliptike

Sipas analizave nga ekspertët tanë, ekzistojnë një sërë skenaresh të mundshme për Fundin e Botës, të cilat shtrihen prej Pushtimit nga Jashtë-toksorët, Rebelimit të Robotëve, Sulmit nga Zombi-t, Përmbytjes Globale të shkaktuar nga shkrierja e akullit nëpër pole, e deri tek Kriza Ekonomike Globale. Për çdonjerin prej këtyre skenareve të mundshme ekspertët tanë kan përpiluar një sërë masash që qytetarët duhet të ndërmarrin në mënyrë që të maksimizojnë mbijetesën e tyre. (Ky postim përmban foto-kollazh dhe audio origjinale nga autori).