1280px-Ancient_Roman_Mosaics_Villa_Romana_La_Olmeda_000_Pedrosa_De_La_Vega_-_Saldaña_(Palencia)

Vila e Filanit

“Çlirimtarin e republikës së porsalindur” tjerët do të mund ta konsideronin si harbut të pagdhendur, barbarë artistik, dhe përkrahës të zbukurimeve të tejskajshme e të pa shije, pasi që lejoi ndërthurrje aq mospërputhëse në stilet e ndërtimit të vilës së tij. Por unë personalisht e duartrokas këtë vizion të Filanit, ngaqë e konsideroj atë si një kompromis të nevojshëm për të theksuar fuqinë, prestigjin dhe luksin.

640px-Mixed_Pickles_(9370-72)

Meny për Vjedhje Votash me Shije

Duke ditur se sa ju pëlqejnë politikanëve drekat dhe darkat e paguara nga paraja e qytetarit, në formë të një menyje restorani luksoz ju paraqes strategjitë për vjedhjen e votave në zgjedhjet e rradhës. “Perandorë, diktatorë dhe tiranë të panumërt janë çmendur vetëm nga shqetësimi prej një problemi të tillë. Por mos u friksoni. Ju si politikan në pushtet jeni të sigurtë. Ekspertët tanë nga Departamenti për Emergjenca Imagjinare e kanë përpiluar m’u këtë doracak, për t’ju lehtësuar juve tranzicionin në demokraci, dhe në të njejtën kohë duke ju mundësuar të rrini në karrigë dhe pozitë.”

visarion-herodotus

Visarion

Visarion është libri i humbur i Herodotit për legjendën e paraardhësve të Partisë së Fortë dhe shpëtimin e Civilizimit të lashtë Perendimorë. “Unë, Herodoti i Halikarnasit këtu paraqes hulumtimin tim, në mënyrë që bëmat dhe ngjarjet e mëdha njerëzore të mos zbehen me kohën. U këndofshin këto ngjarje të paharrueshme, bashkë me të bëmat e fiseve më të forta të Visariotëve dhe Arifajanëve, si dhe arsyet që i bënë ata fillimisht të grindeshin fortë mes vete, si dhe pajtimin e tyre të shenjtë.

Kafene, Kajro, nga Jean-Léon Gérôme (Vésoul 1824–1904 Paris)

Shëtitje nëpër Muze

Por e gjitha ishte një hile e madhe, për të më bërë që ta vizitoj muzeun kundër dëshirës sime. Zakonisht e gjithë poenta e takimeve tona ishte diskutimi i politikës. Politika është argëtimi më me namë i yni (shqipëtarëve).

“Arti pa politikë është vetëm dekorim”, ma priti Artriti ndërsa ja fuste kot me vetëbesimin sikur e ka shpikur vetë thënijen e dëgjuar në ndonjë film.

pf-logo

Partia e Fortë vazhdimisht në forcim e sipër

KQZ (Komisioni Qendrorë Zgjedhorë) i Republikës së Kosovës e ka çertifikuar një subjekt të ri politik, të quajtur “Partia e Fortë”. Ndryshe prej spektrit të gjerë të partive në Kosovë, Partia e Fortë (PF) si pikë kryesore të misionit të saj e ka sjelljen e ndryshimeve përmes satirës dhe humorit.

birds

Pesëdhjetë Hije

Pesdhjetë trima dhe trimnesha
pesëdhjetë bileta i kan rezervue
dhe jan’ nisë me nga pesdhjetë palë tesha
për n’Nju Jork me udhëtue.

Pesëdhjetë vjet disa kan’ pas prtië,
Pesdhjetë ând’rra i kan’ pas ând’rrue
që mâ n’fund m’e ardh’ kjo ditë,
që Kosova n’New York m’u përfaqsue.

robot-devil

Dreqi Kthehet n’Kosovë

Lahuta 2.0 ju prezanton “Ciklin e Dreqit” në 3 epizode. Shpresojmë ta pëlqeni humorin në draftin e epizodit të titulluar “Dreqi Kthehet n’Kosovë”, ku bëhet fjalë për takimin e dytë Faustian mes Dreqit dhe “heroit” të shkrimit tonë – politikanit të ri Shaqir Shaqës. “A thue Shaqa ka me shkretue? Dhe n’grackë t’Dreqit ka me râ? Lakmisë a ka m’i përballue? K’saj sfide t’madhe qysh ka me ja bâ?”

"Police Brutality Coloring Book"

Rrëfimet e një Shkopi Policie

Thjeshtë, jam lodhur. Nuk kam më fuqi të mirrem me kësi lloj gjërash. I kam mbushur disa vite, dhe pas gjithë kësaj kohe në të njejtën punë, kam ardhur në përfundim se çfar është mjaft – mjaft është. Unë jam Baton Pendreku, dhe unë sot jap dorëheqje.

plazma

Fundi i një Afere: Mbi Lidhjen Perverse të Dashurisë me Pllazma Keks-in

Lamtumirë, e dashura ime Pllazma. Afera jonë e fshehtë përfundon këtu. Jemi k’naqur gjatë gjithë kësaj kohe. Por, sikur të gjitha gjërat e mira, edhe kësaj dashurie duhej ti vinte fundi. Që nga fillimi të dytë e dinim se në çfar avanturash po futemi dhe se lidhja jonë nuk kishte të ardhme. Ka ardhur koha që t’i japim fund pasioneve që kishin lindur nga tradhëtia.