10403513_10204532520210227_3995551905961338559_n (1)

Sikur kjo të ishte shfaqje në New York

Mbase ishte ndjenja e të ngrënit një fërgesë që zier nga shumë guzhinierë, për të cilën fillimisht ke ndruajtje, por pasi që e provon befasohesh për të mirë nga bashkëpunimi i suksesshëm mes autorit Boshnjak adaptuar për dhe interpretuar nga ekipi Kosovar në shqip (me një grimë ndikimi Japonez sa për shije). E bazuar në dramën e Almir Imsirevic, regji nga Agon Myftarit dhe interpretime nga Rebeka Qena, Adrian Morina, Besnik Krapi, dhe Armend Ismajli, shfaqja përdorë mekanizmin sikur ai i Rashomon-it për të ritreguar ngjarjen e njejtë nga pikëpamjet e personazheve të ndryshëm.

stevemartin

Të Shkruash është Lehtë

Humor nga Steve Martin | Përkthyer nga Artrit Bytyçi | Nga të gjitha artet, shkrimi është mënyra më e lehtë, pakokëdhimbje, dhe e lumtur për të kaluar kohën. Ndërsa shkruaj këtë, për shembull, jam i ulur rehatshëm në kopshtin tim të trandafilave, duke shtypur në kompjuterin tim. Çdo trëndafil paraqet një tregim, kështuqë asnjëherë nuk jam në mëdyshje se çfar të shkruaj. Krejt çfar më duhet është të shikoj thellë në zemërën e trëndafilit, t’ja lexoj tregimin, dhe ta mbaj shenim. Mund të isha duke shruar kjfiu joew.mv jiw dhe t’i kënaqem një gjëje të tillë sikur të isha duke shkruar fjalë që në fakt kanë ndonjë kuptim, sepse thjeshtë më pëlqen si më lëvizin gishtat nëpër tastierë.

101-0194_IMG

Mes Dy Zyrash

Gjurmët e prejardhjes së nostalgjisë sime për maqina shkrimi shkojnë deri para nja trembëdhjetë vitesh në banesën time të vogël në Prishtinë. Asokohe isha duke shkruar “romanin” tim të dytë, ndërsa Kosova ishte akoma duke u rehabilituar nga simptomat e anarkisë së pas-luftës. Në atë moshë nuk do të mërzitesha shumë për politikë po të mos ishte për reduktimet e përhershme të rrymës që ma fiknin dhunshëm Pentium 3-shin duke më lënë në errësirë. Ngaqë reduktimet ishin të paparashikueshme, ato jo vetëm që ma humbnin tërë punën huq (edhepse të një cilësie të dyshimtë), por më parandalonin të shkruaja për nja katër orë të ardhshme. Kështu kisha filluar përdorimin e maqinës së shkrimit të Babit – një UNIS tbm De Luxe ngjyrë portokalli – për të shtypur draftin e parë nën dritën e qirinjëve gjatë atyre netëve të errëta dimërore.

photo 1(1)

Si Shkrimi i Blogjeve ma ka Shpëtuar Jetën, dhe Tregime Tjera të Trimërive Letrare

Ose, për çfar unë shkruaj me të vërtetë, kur shkruaj për shkrime. Në këtë mënyrë shkrimi i blogjeve u bë mjet nëpërmjet të të cilit unë mundohem ta konceptoj Botën përreth meje dhe ta kuptoj të panjohurën. Janë aq shumë gjëra të cilave akoma nuk ia kam haberin, si për shembull emocionet njerëzore, ndryshimet e vrullshme të stoqeve në bursë, nëse dashuria është e përjetshme ose e përkohshme, fizika kuantike, çfar është e vërteta, dhe se si gjërat bien në vend të tyrin dhe bashkëpunojnë e bashkëveprojnë me njëra tjetrën. Kjo është arsyeja përse unë shkruaj për gjëra të cilat nuk i kuptoj plotësisht, dhe gjatë këtij proçesi përfundoj me zbulim të gjërave dhe kuptimeve paraprakisht të panjohura për mua.

lastman

Top 5 Comic Books

Now that you are succeeding in keeping all those New Year’s resolutions, and you stopped smoking, started going to the gym, are eating healthy foods, became more disciplined, and are constantly striving for perfection in your work and studies, now you deserve to reward yourself. As a solution, we propose a nice compromise that will both entertain and enlighten you at the same time. We are referring, of course, to comic books, and these are some of our favorites…

inkfall_d

Zanati i Shkrimit: Përshkrimi

Pa marr parasysh nëse jeni duke shkruar ese ose tregim, përshkrimi është vegël e pazëvendësueshme për ta pasur në dispozicion. Kjo metodë do t’i gjallërojë skenat në shkrimet tuaja. Një gjë e tillë arrihet me anë të përshkrimit të veprimeve të personazhit, dialogjeve mes personazheve, përshkrimit të ambientit dhe atmosferës, dhe ndjenjave të personazheve në tregimin tuaj.

photo 3(1)

Creativity: Tools 2

It all comes down to the best creativity instrument ever designed. It took around 3.8 billion years of evolutions, until nature came up with the current version of your brain. It has the ability for what scientists call neuroplasticity, which means, re-routing and rewiring neural networks on demand.

photo 1(1)

Creativity: Tools 1

As a Civilization we managed to arrive where we are thanks to our ability to use tools. Ever since we figured out that we can use rocks and sticks as extensions of our body, we have perfected them to better serve our purposes.

tastatura

Shkronjat Shqip për Linux

Një nga pengesat kryesore për mua për të kaluar në Linux PC-në time të vjetër që mezi përballon Windows XP-në, ishte se …