Mbi Mua dhe Shkrimet

Artrit Bytyçi momentalisht jeton dhe vepron në New York City, ku kohën e ndanë në mes të punimeve shkencore dhe shkrimeve kreative. Ai jeton në gjendje të vazhdueshme të evolucionit, ndërsa mundohet t’i qaset artit me kuriozitetin e eksperimentuesit, dhe të mendojë për shkencën me lozonjaritetin e artistit. Deri më sot, të gjitha përpjekjet e tilla kanë dhënë rezultate jobindëse. Megjithatë, eksperimentet vazhdojnë në vendet që Artrit-i i quan shtëpi: Prishtinë, Prizren, Tivar, Tiranë, dhe New York City.

 

E urrej idenë që t’a konsideroj veten time si shkrimtarë. Nuk di… ndoshta ngase e gjithë kjo duket si punë me aq shumë përgjegjësi. Dhe, e gjithë ajo përgjegjësi mbi krahët e mia duket sikur pengon kreativitetin tim. Kështuqë, të paktën për tani, do t’i drejtohem vetes time si jo-shkrimtarë. Në këtë mënyrë, nuk do të ketë presione, dhe nuk do të pritet e pamundura nga unë. Kështuqë mbesin vetëm zbavitja, kreativiteti dhe qejfi.

 

Për më shumë mbi shkrimet nga seria “Komedi Qeveritare”, kliko këtu.

 

Për të kontaktuar autorin, ju lutemi përdorni formularin e mëposhtëm:

 

Your Name (required)

Your Email (required)

Subject

Your Message

Shpërndani këtë shkrim me: