Kosovocalypse: Lufta

Kosovocalypse

 

“The Horseman of the Apocalypse” by Salvador Dali

 

Për t’a dëgjuar audio-podcast-in, klikoni ikonën “play”:

ose, klikoni linkun për to shkarkuar mp3-shin.

 

1. Lufta

 

Disi, gjithmonë besoja se do të vijë një ditë kur Bota do të përfundojë, por asnjëherë nuk ma ka marr mendja se kjo do të ndodhte gjatë jetës sime. Për një vajzë nga Kanzasi, Kijameti do të duhej të ishte diçka drejt prej Librit të Zbulesave sikurse interpretohej nga kisha e qytezës sonë. Gjithmonë i imagjinoja Katër Kalorësit e Kijametit ndërsa kalëronin fushave të gjëra të kollomoqit nëpër Midwest-in Amerikan. Ndoshta njeri prej tyre do të zgjaste dorën për t’i prekur drithërat pak para korrjes, ndërsa fryma e zhegët do të përplasej fytyrave të tyre. A thua, a është akoma aty ajo kisha e qytezës time, apo është gëlltitur nga flakët që pastori kishte qejf të na përkujtonte çdo të Diele. Sidoqoftë, pastori kishte të drejtë për një gjë: fundi i botës do të ishte përplotë me zjarrë, tym, dhe natyrisht eksplodime atomike.
 

Udhërrëfyesi i Kijametit:
  1. Lufta
  2. Murtaja
  3. Uria
  4. Vdekja
  5. Zbulesa

 

Tani, gati sikur nuk ka fare rëndësi se gjithçka që bëja në jetë ishte që të largohesha sa më larg prej asaj kishe kontrolluese. Për një vajzë të varfër si unë, Garda Nacionale e Kanzasit dukej si zgjidhje e mirë për të ikur nga ai vend i mallkuar. Disi shpëtova pa u dërguar as në Irak e as në Afganistan, dhe ia dola të përfundojë në një mision paqëruajtës në një vend ku shanset për tu hedhur në erë nga një bombë rrugore ishin baraz me zero. Çfar do të mund të dëshironte më shumë një vazë si puna ime? Kosova ishte pak-a-shumë si një pushim me pagesë, ku me vete mbaje pushkën tënde të preferuar. Paj, ishte pushim, derisa nuk filloi ky Kijameti.

 

“Specialiste Grejbill, shënjestra të shumëfishta, në të djathtë.” Ka diçka shumë qetësuese në shikimin e prapavijës së gjelbërt të errët përmes thjerrëzës së snajperit. Disi ma përkujton kohën kur me vëllezërit e mi shkonim për gjueti të drenave. Sado që i urreja, të mësuarit me pamjen e drenit që gjakosë nga plaga e shigjetës, është veçse një ndjenjë tranzitore drejtë ambientimit me pamjen e shkapërderdhjes së truve nga plumbi .300 Winchester Magnum. Pau. Pau. Pau… Pau.

 

Së fundi, të gjitha tekstet fetare ishin gabim mbi fundin e Botës. Asnjë prej tyre nuk e përmend luftën totale kundër pushtimit jashtëtokësorë. Shtetet e industrializuara ishin të parat që rënë. Çfar ka mbetur prej forcave të tyre të armatosura, janë të shkapërderdhura anembanë Botës, të përqëndruara kryesisht nëpër vende që njëherë e një kohë kishin nevojë për misione paqeruajtëse. Këto grupe të vogla të rezistencës janë krejt çfar na ka mbetur për t’i luftuar pushtuesit jashtëtokësorë. Urdhëri i fundit nga mëmëdheu ishte për tu rigrupuar dhe për të pritur udhëzime të mëtejshme.

 

“Xhesika, mos i lejo të të ikin. Tre prej tyre po na afrohen.” As nuk ja kam idenë përse do ta kishim një Remington M24 në bagazh të xhipit. Ngandonjëherë, çka do të duhej të ishte një udhëtim pushimi gjatë fundjavës, mundet lehtë të shëndërrohet në një skenarë kijameti. Në ato raste, një vajzë (si unë) do të duhet të improvizojë dhe ta supozojë rolin e snajperistes në grup. Pau. Pau. Tring.

 

“Dreq. M’u harxhua municioni.”

 

Duke qenë nga Hapësira dhe Gjithësia, jashtëtokësorët ngjajnë tmerrësisht me njerëzit. Pak më të gjatë, pak më të hollë, por të gjithë të veshur me ato rrobat e kuqe, gjë që i bën shënjestër shumë lehtë të identifikueshme në natyrën e gjelbërt-të-errtë të Kosovës.

 

“Një Tango i Kuq po na afrohet me vrull. Hapni zjarr.”

 

Plumbat tanë filluan të kositin nëpër drunjë e gjethe. E ndieja se si tyta e pushkës kishte filluar të më nxehet. Ramirezi dhe Xhordani u goditën nga ato llaserat e gjelbërt. Skoti e hodhi një granatë, dhe ndoshta edhe do ta ketë plagosur jashtëtokësorin, por përfundoi me ekuivalentin e thikës jashtëtokësore të ngulur në qafë.

 

Ndërsa i Kuqi nxitonte drejt meje, unë e shkarkova krejt karikatorin në trupin e tij. Ndërsa ishte duke dhënë shpirt, kopili ma dha një grusht fytyrës në një përpjekje të fundit për të më prerë me atë thikën kozmike.

 

Më duhet të lëvizi. Një patrullë tjetër e të Kuqëve mund të kalojë këndej pari çdo moment. Më duhet të zbatoj urdhërat. Me krejt skuadrën të vdekur, dhe xhipin e eksploduar, u ngarkova me çfar furnizime mund të mblidhja. Duhet të rigrupohemi. Duhet të presim për udhëzime të mëtejshme. Duhet të arrij tek Kampi Bondstill…

 

Në moment, rashë duke u shembur përtoke. Duke marrë frymë thellë mundohesha ti qetësoja dridhjet e duarve.

 

Në epizodin e ardhshëm të Kosovocalype: Murtaja

 

Shënim: Origjinali i këtij shkrimi fillimisht është botuar në Kosovo2.0.

 

Shpërndani këtë shkrim me:

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>