Gjithë ato Shaka të pa Shije

Për t’a dëgjuar audio-podcast-in, klikoni ikonën “play”:

Ose klikoni në link-un e mëposhtëm nëse dëshironi t’a shakarkoni për dëgjim në shtëpi ose në mp3 play-erin tuaj të preferuar: Shkarko, ose dëgjo direkt nga iPhone-i/iPad-i.


A të kujtohet ajo barcaletë pa shije që t’a tegova atëherë? A e mban mend se sa mirë ndihesha. Asokohe mesiguri mendoje se kjo ndjenjë vinte nga egoja ime që mburrej me shakanë e shpikur në moment. Zakonisht do të kishe të drejtë, duke njohur narcisizmin tim. Por kjo nuk ishte moment i zakonshëm. Aq shumë më rrihte zemra pran teje, saqë humba kontrollin, dhe fillova të dridhem, dhe frymëmarrja m’u shpeshtua, dhe unë fillova të flasi budallalliqe. Prandaj dhe barcaleta pa shije, (kupton)!

Ah sa ndjenjë e mirë që ishte… Sa ndjenjë e vërtetë që ishte. Pa maska, pa mashtrime, pa aktrim të personazheve tona të perfekcionuara. Thjeshtë vërtetësi e marrë.

Por nejse, kjo nuk ka rëndësi, sepse çdo here kur unë flas me ty, murmuris ndonjë budallallëk që aspak nuk më ngjanë, dhe është krejtësisht kundër imazhit që jam munduar t’a mirëmbaj gjatë gjithë kësaj kohe. Por, kjo është e vërteta. Kujt i plasi nëse kjo lloj ndjenje nuk është “cool”. Me rëndësi është vërtetësia e saj.

Ndryshe nga valët e flokëve tua që vazhdimisht ndryshojnë gjatë javës, ndjenjat e mia mbesin të njejta. Unë nuk jam oqean i nuancave të flokut tënd në krijim të vazhdueshëm nga fryma dhe lëvizja e trupit tënd.

Oh sa shumë që përpiqem të jemë si flokët e tua kur ti i ke të tërhequra dhe të kapura nga mbrapa. Por sapo të të shoh ty, unë çlirohem nga kafazi i etjeve të mia si kafshë e tërbuar.

Gjithmonë mundohem të jemë i përkryer si flokët e tua të drejtuara të marteve dhe të premteve, por unë përfundoj i trullosur nga lagështia e ajrit të emocioneve të mia.

Thënë troç: të dua. Dhe jo vetëm si person, ose vetëm si trup, ose mendje, ose njësi filozofike… Definitivisht jo në mënyrë të dashurive përrallore që jemi mësuar t’i shohim ditëve të sodit filmave dhe televizioneve.

Me fjalë të thjeshta: Kurdo që shikoj fytyrën tënde, ajo rrezaton qetësi. Por pastaj, kur të shikoj në sy, dhe e ndiej flakën e tyre, më duhet t’a ndërprej shikimin, përndryshe do të digjesha i tëri nga dëshira për të t’i puthur sytë. Por pastaj, t’i vërrej buzët, aq të gatshme për t’u puthur. Por, unë ngurroj, sepse ti tani je duke qeshur, dhe do të ishte mëkatë të ndërpritet bukuria e një buzëqeshjeje si kjo.

Jo, jo, e kam seriozisht, mos qesh, por gjithashtu të lutem mos ndalo të qeshurën. E kam aq të vështirë të ndahem nga një buzëqeshje e tillë. Cila është droga që të krijon më së shumti varshmëri ditëve të sodit? Buzëqeshja jote e tejkalon atë në epërsi të ngazëllimit.

Tani të lutem ndalo! Për të mirën time. Më thonë se kam predispozicion gjenetik për vartësi. Gjatë gjithë jetës i’u jam larguar drogave. Vazhdimisht luftoj për t’a mbajtur veten larg joshjes së alkoholit. Por, ty… nuk e di se si do të mund të të bëj ballë. Nuk ka programe “12 hapëshe” që do të mund të luftojnë vartësinë ndaj një bukurie si kjo e jotja.

Në fund, më vjen një mendim i tmerrshëm: si do t’ja dilja mbarë nëse do të të humbisja. Si ndihet i vartëshmi nga heroina nëse nuk e merr dozën e tij? Si ndihet alkoholiku pa pije? Si ndihen njerëzit pa ujë, ushqim, ajër? Nuk do të isha si peshk jashtë ujit; do të isha peshk, në shkretëtirë, duke u pjekur nga djegiet e diellit të dashurisë tënde.

Kështuqë, të lutem, merri seriozisht dhe dëgjoi fjalët e këtij fileu qesharak peshku kur të thotë se të dashuron. Shih… unë budallai përsëri përfundova me barcaletë palidhje.

Shpërndani këtë shkrim me:

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>