Tre Fustanet Pranverore të New Yorkut – 1

Për t’a dëgjuar audio-podcast-in, klikoni ikonën “play”:

Ose klikoni në link-un e mëposhtëm nëse dëshironi t’a shakarkoni për dëgjim në shtëpi ose në mp3 play-erin tuaj të preferuar:

Shkarko, ose dëgjo direkt nga iPhone-i/iPad-i.

Tre Fustanet Pranverore të New Yorkut

 

Udhërrëfyesi i Fustaneve:
  1. Fustani i Parë
  2. Fustani i Dytë
  3. Fustani i Tretë

Fustani i Parë: Fund i zi i ngushtë me vija, sikur parë në Madison Square Park, nga ora 2:25 pasdite, gjat pushimit të drekës:

Fryma e lehtë i zhvendosë petalet e luleve te sapo-çelura prej degëve të drunjëve të qershisë, dhe derisa ato bien në të pjertë, përfundojnë betonit, përfundi këmbëve të kaluesve të rastit.

Ndërsa disa prej këtyre petaleve të bardha me nuanca rozë/pembe shkelen nga këpucët stileto të zonjushave që ecin parkut gjat pushimit të tyre të drekës, petalet tjera fërfëllohen përsëri lartë në ajër, rrotullohen një herë rreth fustaneve të tyre, dhe pastaj bien ngadale duke i’a lëmuar në rënie lëkurën e këmbëve të tyre të ekspozuara ajrit.

Zonjusha me fund të ngushtë të zezë me vija të bardha që mezi vërrehen, që gjithmonë ha sallatë nga tasi i plastikës e ulur në njerën nga bangat që shikojnë fontanën, gjat këtij pushimi të drekës kishte përzgjedhur të ushqej trurin e saj me valë telefoni. Ajo nuk ha dot kur është nën presion, dhe për fat të keq kjo ditë me diell i doli ditë stresi në punë.

Javën e ardhshmë do të “lindë” projekti të cilin ajo e ka drejtuar që nga fillimi, dhe si gjithmonë që ndodhë me projekte të tilla, ku një java para mbarimit të afatit gjithçka që do të mund të shkonte mbrapsht në fakt shkon mbrapsht. Kjo e detyron zonjushën tonë të eci rrufeshëm e nervikosur në drejtim të kundërt me erën e lehtë pranverore, ndërsa tenton të jetë në kontakt të përhershëm me telefon në vesh.

Ajo shpresonte që përfundimi i sukseshëm i kësaj detyre në punë do të kontribuonte në avancimin e karierës së saj, por në fakt ajo e din të vërtetën për kompaninë e saj para falimentimit. Ndërsa një zë monoton i flet në telefon, ajo humb përqëndrimin ndërsa shikon petalet bardha të luleve të qershive që bien diagonalisht nga drunjët. Ajo pyet veten përse mundohet aq shumë për t’a mbajtur në jetë një monstrum të vdekur si kompania e saj. Pyet veten përse kapërcen drekën, dhe përse flet në telefon ndërsa bishtaleci i flokëve i kërcen lartë e poshtë, e majtas, e djathta, në ndjekje të lëvizjeve të papritura të qafës së saj.

Në përpjekje të vazhdueshme për t’i imituar vibracionet e trupit të saj nervoz, bishtaleci i flokëve të saja është një lloj matësi i disponimit të saj, një stress-metër. Më herët gjestet e saja autoritative nuk përcilleshin valëve të telefonit, mirëpo, flokët e zeza të saja të lëpira dhe të kapura me bisht prapa, flisnin për disponimin e saj. Tani, bishtaleci i saj rri qetë, dhe petalet bien si fjolla bore, dhe zëri në telefon pret përgjigje, dhe asaj nga dora i bjen një tufë letrash në përcjellje të petaleve, dhe unë ulem për t’i ndihmuar që t’i mbledhi dokumentet sikur që do të bënte çdo kalimtarë i rastit.

 

Shpërndani këtë shkrim me:

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>