Sikur kjo të ishte shfaqje në New York

 

10403513_10204532520210227_3995551905961338559_n (1)

Pas shikimit të “Sikur kjo të ishte shfaqje” gjëja e parë që më shkoi ndër mend ishte sikur më shumë shfaqje të ishin si kjo. Edhepse New York-u është parajsë për teatërdashësit, edhepse një rugë më lartë nga Producers Club gjenden produkcionet paraplota të Broadway-it, edhepse kohë pas kohe shfaqen mjaftë drama në gjuhën shqipe (shumë prej tyre prodhime vendore të New York-ut të denja për çdo lëvdatë), them se kishte një kohë të gjatë që nuk kisha parë një shfaqje si kjo.

Mbase ka shumë kohë që nuk kam qenë në Kosovë dhe se me t’i dëgjuar aktorët tek interpretonin në shqip do të maftonte për të ma ndikuar pikëpamjen në favor të kësaj shfaqjeje.

Mbase ishte pjesa interaktive me publikun, ku pa pritur e pa kujtuar e gjeta veten në skenë pak pas fillimit të shfaqjes tek pyesja veten çfar mu desht që u ula ndër rradhët e para, e çfar mu desht që fola, ndërsa mundohesha që nga dritat e forta ta shihja publikun mendova si ka mundësi që u thy muri i katërt (kur aktorët i drejtohen publikut). Por kisha harruar se pyetje të tilla do të vlenin sikur kjo të ishte shfaqje. Por kjo ishte diçka përtej.

Mbase ishte ndjenja e të ngrënit një fërgesë që zier nga shumë guzhinierë, për të cilën fillimisht ke ndruajtje, por pasi që e provon befasohesh për të mirë nga bashkëpunimi i suksesshëm mes autorit Boshnjak adaptuar për dhe interpretuar nga ekipi Kosovar në shqip (me një grimë ndikimi Japonez sa për shije). E bazuar në dramën e Almir Imsirevic, regji nga Agon Myftarit dhe interpretime nga Edina Reshitaj, Adrian Morina, Besnik Krapi, dhe Armend Ismajli, shfaqja përdorë mekanizmin sikur ai i Rashomon-it për të ritreguar ngjarjen e njejtë nga pikëpamjet e personazheve të ndryshëm.

Tregimi i ngjarjes në autobusin numër 4 në Prishtinë gjatë kohës së luftës, ndërthurret me fragmente skenike sikur ajo e atentatit ndaj Esat Pashë Toptanit, apo ajo e një bariu ndërsa spjegon rregullat (e imagjinuara) të kanunit për rrugën e madhe, autobusat dhe pritat; apo madje edhe lajtmotivi banal i vajzes me akullore që “ngandonjëherë e bën edhe katërmbëdhjetë herë”. Të gjitha këto krijojnë një fërkim mes të lartës dhe të ulëts, mes tragjikes dhe komikes, mes seriozitetit të temës së luftës dhe vulgaritetitt të muhabeteteve sikur ai mbi seksin.

Është mu ky fërkim mes të kundërtava që në shikuesin krijon një ndjenjë konflikti. Gjatë shfaqjes e zëja veten tek pyesja nëse ishte me vend të qeshja ndërsa një skenë më herët ndodhi një ngjarje e dhimbshme e tragjike. Dhe besoj të jetë mu kjo atmosferë e krijuar në mendjen e shikuesit ndërsa mendon për botën dhe jetën reale, mbi luftën dhe paqen, mbi sfidat për të gjetur kuptim në të ftohtit e ekzistencës dhe rolin e dobijshëm të banaliteteve, të pyes veten “sikur kjo të ishte shfaqje”.

Shfaqja është falas dhe varet nga donacionet e publikut, për inkurajimin e të cilave nuk do t’ju flas përveçse të përmendi përfundimin e përlotur e plot emocione, të vlefshëm çdo dollarë që vendosni të dhuroni në mbështetje të artit.

 


Sikur kjo të ishte shfaqje” shfaqet në Producers Club në New York, të Enjten, të Prenten dhe të Shtunen (18, 19, dhe 20 Dhjetor, 2014) në dy orare 7:00pm dhe 9:00pm. Sygjerohen rezervimet me telefon.

Shpërndani këtë shkrim me:

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>