Testi Marshmallow dhe Politikanët e Korruptuar

vintage marshmallow ad

Testi Marshmallow dhe Politikanët e Korruptuar

Në vend të parathënies:

Në fund të viteve ’60-të dhe fillim të 70-ave psikologu Walter Mischel nga Universiteti Stanford kreu një varg studimesh të njohura si Testi Marshmallow. Me pak fjalë, ky ishte një eksperiment psikologjik i bërë në fëmijët e moshës tre deri në gjashtë vjeç, të cilët thirreshin në një dhomë, uleshin përpara një ëmbëlsire marshmallow dhe atyre iu paraqitej sfidë: eksperimentuesi do të dilte jashtë për një moment dhe nëse ata do të prisnin derisa eksperimentuesi të kthehej, ata do të mirrnin dy ëmbëlsira. Në të kundërt, ata mund ta hanin njërën nga ëmbëlsirat kurdo që dëshironin (por në rast të tillë nuk nuk do ta merrnin marshmallow-in e dytë). Eksperimentuesi do të largohej nga dhoma për 15 deri 20 minuta ( kohë që në sytë e fëmijëve është si perjetësi), dhe do të masnin se sa kohë i duhej fëmijëve të ndryshëm të vendosnin për ta ngrënë ëmbëlsirën para tyre.

Siç pritej, disa e hanin ëmbëlsirën sapo eksperimentuesi të dilte nga dhoma, ndërsa tjerët provonin ta vononin një gjë të tillë për sa më gjatë duke e hutuar vetën në mënyra të ndryshme. Interneti është përplot me video qesharake të fëmijëve duke e bërë një gjë të tillë në riprodhimet e eksperimentit origjinal.

Eksperimentuesit u kthyen 18 deri 20 vjet më vonë, i gjetën fëmijët që kishin marrë pjesë në testin origjinal, dhe i intervistuan ata përsëri. Gjatë këtij proçesi u zbuluar diçka mahnitëse: Ekzistonte një lidhje reciproke në mes të kohës që iu desh fëmijëve për ta ngrënë marshmallow-in dhe shkallës së suksesit të tyre në jetë. Fëmijët të cilët ishin të aftë ta vononin sa më gjatë kënaqësinë përpara se ta hanin ëmbëlsirën u tregua të kishin më shumë suksese në shkollë, fitonin më shumë para në punë, ishin më të lumtur, dhe kishin raporte më të mira me të tjerët; ndërsa ata që nuk dolën aq mirë në test kishin më shumë gjasë të kenë çrregullime të disponimit, të mirren me veprimtari kriminale, e madje edhe të përfundojnë në burg.

Shkurtimisht, Testi Marshmallow vërtetoi se ndër faktorët më të rëndësishëm për sukses janë aftësia për të vonuar kënaqësinë dhe vetë-disiplina për të bërë një gjë të tillë.

Hipoteza jonë (e pazakontë)

Gjëja tjetër që testi Marshmallow dhe studimet pasuese dëshmuan ishte se shumica e fëmijëve të cilëve nuk i durohej për të ngrënë ëmbëlsirat e lëna përpara tyre ishin rritur në mjedise jo-stabile, dhe kështu truri tyre ishte mësuar të kërkojë shpërblime afat-shkurtëra; ngaqë (le ta pranojmë se) nëse jeni person që jeton në varfëri, do të sigoroheni që atë ëmbëlsirë ta hani menjëherë, ngaqë mundësia që nesër ta gjeni një marshmallow tjetër që ju pret në tavolinë do të jetë goxha e dobët.

Mund të bëhet një argument se korrupsioni, ryshfeti dhe përvetësimi i kanë origjinat e tyre të lashta në pamundësinë e njerëzve për të parashikuar një të ardhme shumë të largët (ose në disa raste, ajo e ardhme mund të jetë e papranishme, dhe rrjedhimisht e pamundshme për tu marr me mend për shkak të kushteve të vështira), dhe kështu vendosin për të zgjedhur shpërblime më të vogla e afat-shkurtëra, në vend të atyre afat-gjata (të cilat kërkojnë më shumë sakrificë dhe vetë-disiplinë, por gjithashtu sjellin shpërblime më të mëdha).

Nuk do të ishte e pakonceptueshme të supozojmë se shumica e njerëzve të cilët janë aktualisht të përfshirë në jetën politike dhe publike të Kosovës, kanë jetuar disa nga vitet më të vështira të jetës së tyre nën varfëri, luftë, paqëndrueshmë politike, paparashikueshmëri financiare, etj. Në fjalë të tjera, vitet e 90-ta në Kosovë ishin terren perfekt për të prodhuar “kërkues të shpërblimeve afat-shkurtëra”.

Testi origjinal Marshmallow u bë në fëmijët deri në 6 vjeç – kjo rastësisht i bie të jetë mosha e Kosovës në jetën e saj si shtet i pavarur dhe republikë e re. A duhet të jemi kurreshtarë se çfar rezultatesh do të mirrte Kosova nëse do t’i nënshtrohej testit Marshmallow? A thua e kaluara jonë ishte aq jo-stabile dhe aq e paparashikueshme saqë trutë tanë të jenë programuar të ndjekin qëllime afat-shkurtëra në nivel kombëtar?

Rrjedhimisht, propozojmë një sërë eksperimentesh të reja për të vërtetuar nëse ekziston një
lidhje mes rezultateve të testit Marshmallow dhe zyrtarëve publik (dhe politikanëve) të cilët kanë më shumë gjasa të përfshihen në korrupsion, ryshfet dhe skandale tjera të levërdisshme. Në këtë mënyrë ne do të mund të vinim me një shkallë krahasuese e cila do të mund të maste dhe të krahasonte predispozitat e një personi për tu përfshirë në afera korruptive.

 Metodat (Jo-shkencore) dhe Materialet (Tërheqëse):

Duke mos pasur prapavijë të mirëfilltë në psikologji apo sociologji, ndihemi të papërshtatshëm për të propozuar një plan eksperimental për tu përdorur në një ndërrmarje kaq serioze. Megjithatë, në imagjinatën tonë modeste, kemi mirëbesim në paraqitjen e verzionit -zbavitës, të thjeshtësuar, dhe lehtësisht të kuptueshëm nga njerëzit e thjeshtë – se si do të mund të zbatohej ky eksperiment.

Ftoni një politikan/e për një takim brenda një zyre profesionale në dukje.

Mos i tregoni atyre për eksperimentin që është duke ndodhur.

Eksperimentuesi i maskuar si një zyrtar duhet të përgëzojë politikanin për punën e tyre të mirë dhe t’i thotë se ata meritojnë një bonus.

Paraqiteni përpara tyre një zarf të mbushur me para (Sasia e saktë do të vendoset në një Pilot-Studim me shumat e preferuara prej €500, €1000, €5000).

Kur zarfi të vendoset mbi tavolinë, eksperimentuesi duhet të thotë dicka të ngjajshme me: “Ju mund ta merni këte shumë tani, ose të prisni për disa ditë për dyfishin e shumës”.

Njerëzit që zgjedhin të presin nuk duhet të thirren përseri. Në vend të kësaj, do të mbahen shënime mbi numrin e ditëve që atyre iu duhen për tu kthyer përsëri për të kërkuar paratë e tyre.

Gjatë hapit ekspeimental të shqyrtimit të të dhënave, duhet përcaktuar korrelacioni në mes të kohëzgjatjes së pritjes dhe korruptueshmërisë së personit.

Rezultatet dhe Diskutimet:

Pas një sërë eksperimentesh të suksesshme, mësimet e marra ndoshta do të mund të aplikohen në jetë reale. Mbase do të mund të themelohej ndonjë lloj organizate për anti-korrupsion. Emri i saj zyrtar “Departamenti për vlerësimin e korrupsionit të mundshëm” duhet maskuar me kujdes nën emërtimin “Zyra për bonuse dhe shpërblime” për të ruajtur aspektet e njejta të mashtrimit eksperimental sikur në eksperimentet parësore.

Mund të bëhet një argument se nëse politikanët dhe figurat publike do të vuanin pak në afat të shkurtër duke iu shmangur vjedhjeve dhe përvetësimeve, situata do të bëhej më e mirë për ta kur shteti të forcohej. Në këtë mënyrë ata do të mund të shijonin frutat e punës së tyre në afat të gjatë (dhe të kenë mundësi për vjedhur e përvetësuar shuma edhe më të mëdha, nëse ata zgjedhin një gjë të tillë).

Fakti se një numër tronditës i zyrtarëve përfshihen në korrupsion do të thotë se ata ose nuk besojnë në të ardhmen e Kosovës, ose nuk janë të aftë të perceptojnë një të nesërme më të mirë për Kosovën. Në cilindo rast, ata janë sikur fëmijët që nuk mund të përmbahen për eksperimentuesi të dali nga dhoma, që ta mbushin gojën përplot me ëmbëlsira të stër-mëdha.


Ky shkrim fillimisht është shkruar për dhe botuar në Kosovo 2.0. Përkthimi parësorë nga Anglishtja bërë nga K2.0; korrigjimet e këtij verzioni nga autori.

 

Shpërndani këtë shkrim me:

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>