Curriculum Vitae – Pröfesor Doktorr Filan Fisteku

Curriculum Vitae – Pröfesor Doktorr Filan Fisteku

 

RE: Avancimi im akademik

Të nderuar,

Ju falemnderit për kohën që morrët dje për takimin tonë zyrtarë në kafenenë ABCD, për perspektivën e zgjedhjes sime si zëvendësim i Rektorit Ibrahim Gashi, në rast shkarkimi apo dorëheqjeje të mundshme (sado që e pagjasë të jetë një gjë e tillë).

Sipas diskutimeve tona për çështjen e avancimit tim akademik në strukturat e Universitetit Hasan Prishtina, ju lutem gjeni të bashkangjitur CV-në time të plotë dhe të përditësuar.

Edhepse ishit insistent se nuk ka nevojë për formalitete të tilla dhe se për këto çështje vendosni ju vetë dhe se nuk ka kush ju prishë qejfin, e ndiej si obligim moral që të paktën kësaj procedure t’ja japim pamjen e të qenit zyrtare.

Ju lutem mos hezitoni të më kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje që do të mund të keni apo për ndonjë informatë shtesë.

Me respekt,

Pröfesor Doktorr Filan Fisteku, Mashtrues i Diplomuar

P.S. Të gjitha gabimet drejtëshkrimore janë të qëllimshme, për të dhënë përshtypjen e modestisë së rrejshme në rast se CV-ja lexohet nga gjysmë-analfabetët funkcionalë me fuqi vendimmarrjeje në strukturat e UP-së.

 

***

Emri dhe Titulli

Pröfesor Doktorr Filan Fisteku, Mashtrues i Diplomuar

Të Dhënat Personale

(data, vendi i lindjes, adresa e emailit, adresa e banimit, telefoni

05.Apr.1963, Llapushnik, Republika e Kosovës

profdrfilanfisteku@yahoo.com

getyourdiplomasonlinenow@gmail.com

Rr. Haxhi Zeka, Nr 15 ? , Prishtinë, 10000

Tel: 00377 (0) 44 509 638

Shkathtësitë Gjuhësore

(niveli i të kuptuarit, folurit, shkruarit)

Shqipë (gjuh’ amtare) – rrjedhshëm në të kuptuar dhe të folur, mesatar në të shkruar

Anglisht – rrjedhshëm në shkrim dhe komunikim, fillestarë në të kuptuar

Serbisht – shkrim dhe komunikim, rrjedhshëm

Kroatisht – shkrim dhe komunikim, rrjedhshëm

Boshnjakisht – shkrim dhe komunikim, rrjedhshëm

Malazezisht – shkrim dhe komunikim, rrjedhshëm

Hindi – ekspert në shkrim, komunikim dhe publikim; niveli i të kuptuarit ndryshon varësisht prej çmimit dhe pagesës

Español – kuptim mesatarë për qëllime të shikimit të telenovelave

Turqisht – pak, sa për pushime verore, tregëti, biznes dhe tendera

Education

(data, titulli i kualifikimit të fituar, Lëmia, Shkathtësitë e fituara, Emri dhe Lloji i institucionit që ka ofruar edukimin)

Tamil Nadu Medicinal School, Specializim në Kardiologji dhe Yoga aplikative (2016-2017) (diploma rrugës e sipër)

Madhaya Pradesh Institute of Technology, Bhopal, India, Master i Shkencave Deceptive (2004-2006)

Universiteti i Prishtinës & Cornelius Agrippa Universty, Bologna, Italia, Doktoraturë nga Alkimija Mesjetare (2000-2003)

Universiteti i Prishtinës, Magjistar në histori (1993-1994)

Univesiteti i Prishtinës, BA në History (1982-1986)

Specializimet/Trajnimet

(titulli i qualifikimit të fituar, lëmia dhe institucioniqë ka ofruar specializimin)

Universiteti i Prishtinës (1999-2014), specializim në artin e nepotizmit klanorë dhe partiak, është paisur me çertifikatë.

Universiteti Shtetëror i Arizonës (ASU), Phoenix, semestri pranverorë, (Janar-Maj 2003), në programin e studimeve postdiplomike në Admistratë Pubike, është paisur me qertifikatë, qeskë qimesh dhe maqinë të rrojës.

Unaccredited Institute of Technology (UIT), online program, (Janar-may 2003), specializim në video lojra dhe studime shkencore përmes Internet Explorer. Research conducted: Correlation between double-clicking speed during x-rated videos online and desire level in certain individuals – A personal case study. (Hulumtimi i kryer: Lidhja Reciproke mes Shpejtësisë së klikimit gjatë videove online dhe nivelit epshorë në persona të caktuar – rast studimi personal)

Shkolla Ekonomike e Londrës, Qendra për Qeverisje Globale, Londër, semestri pranveror 2004 (London School of Economic, London spring semester 2004, Cemter for Llocal Govemmance), nukështë paisur me qertefikatë

Joint Vienna Institute, Vienna (Austria), On Privatizing and the Public Domain, 24.may.2006, certificate earned

Ekspverienca Ndëerkombëvetare

(Prezentimet në konferenca ndërkombëtare)

Presentation on Kosovo Higher Education: A Practical Guide to Increasing the number of advanced degrees in an environment with abundance of people with questionable ethics (Prezantim mbi Arsimin e Lartë në Kosovë: Udhërrëfyes Praktik për Rritjen e numrit të titujve të avancuar akademik në një ambijent me shumicë njerëzish me morale të dyshimta), Arizona State University, 2003

Presentation on NonViolent Resistence in Kosovo: The Benefits from the lack of proper schooling facilities on the advancements of academic careers. (Prezantim mbi Lëvizjen Joviolente në Kosovë: Dobitë nga mungesa e objekteve të duhura shkollore në avancimin e karrierave akademike) London School of Economics – London, May 2005

Procesi i Shtetndërtimit në Kosovë – Progresi, Tenderat, Kleptokracia, Nepotizmi, Korrupcioni dhe Sfidat. Instituti pë Studime Ndërkombëtare (IIS) – Tiranë, Nëntor 2005

Kosovo Road to Independence: Or, how to seriously ruin a young country before it is even born, the Education Approach. (Kosova – Rruga tek pavarsia: Ose si ta shkatërrojmë seriozisht një shtet të ri akoma pa lindur – shtegu i arsimit). University of Texas, Austin, CREEES, March 13, 2009

Decriminalization of Multyethnic societies – Kosovo case (Dekriminalizimi i shoqërive Muktilektike – Rasti i Kosovës). Center for Strategic and International Studies (CSIS) Washington, 15 April 2009

Kosovo and Europe or Evrope (Kosova dhe Europa ose Evropa), Aspen Institute, Berlin, 11.Dec.2011

Statebuilding challenges: Occupation of public offices with party help in the Balkans region – a Personal Case Study (Sfidat e Shtetndërtimit: Zaptimi i Posteve Publike me anë të Ndihmës Partiake në Regjionin e Ballkanit – Rast Studimi Personal), Diplomatic Institute of Ministry of Foreign Affairs, Saudi Arabia, Rihad, 14. May 2012

France, Evropa or Europa and Kosovo (Franca, Evropa ose Europa dhe Kosova), Vienna Diplomatic Academy, Vienna, 22.june 2012

Pozitat menaxheriale të deritashme në UP

Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Plagjiaturë të Temave të Diplomës, UP (2006-2008)

Zyrtarë i Lartë për prodhim në masë dhe shpërndarje të diplomave origjinale, Universiteti i Prishinës, 2008-2009

Drejtues i Qendrës për Përsosmëri në Mësimdhënie të Universitetit të Prishtinës, 2004-2005

Shef i Departamentit të Shkencave Partiake, Fakulteti Filozofik (UP), 2004-2007

Anëtar i Këshillit Zaptues të Universitetit të Prishtinës, 2005-2006

Spin Doktor i Universitetit të Prishtinës, 2005-2006

Kurset e ofruara

(lista me kurset që ka ligjëruar dhe ligjëron)

Historia e Plagjiaturës Ballkanike

Historia Bashkëkohore e Mashtruesve të Mëdhenj Botërorë 1 – antikiteti deri te Fillimi i Luftës së Dytë Botërore

Historia e Diplomacisë në Negocijm të Haraçit

Historia e Shtëpive Publike (kurs zgjedhor)

Diplomacia Evropiane apo Europiane dhe Shqiptaret (Master)

Shkathtësitë e Lidershipit në Uzurpim Prone dhe Pozite (Master)

Entrenchment and Fortification of Persons in Hirearchical Positions (kurs zgjedhor në anglisht)

Eksperienca akademike

1994-1998 Asistent, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik, Departamenti i Historisë

1998-2004, Ligjërues, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik, Departamenti i Ndodhive Hipotetike, Mitologjike dhe Lexhendare

2004-2008, Profesor Assistent, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik, Departamenti i Parahistorisë, Dinosaurëve Hirearkik dhe Evolucionit Partiak

2008-vazhdon, Profesor i Asocuar, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik, Departamenti i Mineralogjise, Historisë dhe shkencave Politike

1997-1999, Ligjerues i angazhuar në Universitetin Shtetërorë të Tetovës, Fakulteti i Historisë, Departamenti i Studimit të Hajmalive dhe të Fryerit në Vesh

2006, semestri pranverorë, Profesor i angazhuar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë-Maqedoni, në Programin e Magjistarëve dhe Alkimistëve

2004-2012, Profesor i angazhuar në Kolegjin FAMA, Instituti i Fizikës Kuantike, Departamenti i të Qënit në dy Vende në të Njejtën Kohë,  Prishtinë

University of Texas, Austin, CREEES, Visiting Professor, Spring Semester 2009 (granted by Fulbright)

Eksperienca tjeter në udhëheqje

2006-02.7.2012, Nënkryetarë i Partisë Aleanca e Fortë e Kosovës

Përfaqsues i Grupeve të Interest në Odën e Madhe të Burrave të Kosovës 2007-2011

Anëtar i Kryesisë (Nënkryetar) i Odës së Madhe të Burrave të Kosovës, 2007-2011

Senior Advisor and Chief of nepotism affairs to the President of Republic of Kosovo, (February-april 2011)

Deputy Minister of Plagiarism Affairs of Republic of Kosovo, since 21 may 2011

Research interests

Historia, Politika dhe Etika Akademike e Ballkanit

Plagjiatura si Benefit Shoqëror

Diplomacia si mjet për negociim të haraçit

Usurpimi si e drejtë evolucionare e të fortëve

Leadership and Intimidation Studies

Opening student minds – the literal approach (by cracking some skulls)

Published books

Masakra e Ardhmërisë Përmes Shtypjes së Rinisë, Rozafa

Historia e Vjedhjes Publike, Rozafa, 2005, f 202

Historia e Kohës së Re të Korrupcionit II, Libri Universitar Tiranë 2005, f230 (co-author, co-conspirator, co-hajdut)

Historia Bashkëshortore në Tiranë, 2009 (co-author)

Kosova: Rruga tek Pavarësia Ekonomike përmes plagjiaturës akademike (Kosovo: Road to Economic Independence through academic plagiarism). Prishtinë 2012, supported by the British Council – Kosovo, p.230

Published papers

Re-Ëriting Historiography after the fall of Communism in order to serve personal interests of the clan and the party (Ri-shkWrimi i historiografisë pas rënies së komunizmit për të shërbyer interesat e ngushta klanore dhe partiake),Institut for Southeast European Histograpfy, Graz, 2004

Is being created Kosovar identity with grammar write good approach (Identiteti Kosovar krijuar a është gramatikë mirë shkrim çasje), International Conference (Forumi 2015) Prishtina 2007

The Principles of Manifesting Management at a Public University in a Developing Country through Tyrannically Invading Decision Making Hierarchical Structures: A Case of Kosova (Parimet e Shfeqjes së Udhëheqjes në një Universitet Publik të një Vendi në Zhvillim përmes Zaptimit Tiranik të Strukturave Hirearkike të vendimmarrjes: Rasti i Kosovës), International Journal of Engineering and Management Sciences, India, 2013

Challenges of Managing the Integration of Kosovo in European Union as a result of Questionable Practices throughout the Educational System (Sfidat e Menaxhimit të Integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian apo Evropian si Rezultat i Praktikave të Dyshimta në Sistemin Arsimor), International Journal of Engineering and Management Sciences, India, 2013

Economy of Kosovo, edited and updated the article in Wikipedia, the Free encyclopedia article, 2013 (for the sake of it being used as a primary source in a scientific article). Ekonomia e Kosovës, përditësimi dhe plotësimi i faqes online të Wikipedia-s  (për hir të përdorimit të saj në bibliografinë e artikullit shkencorë).

Privatization and future challenges in the free market economy under the auspices of corruption and intimidation (Privatizimi dhe sfidat e ardhshme në ekonominë e tregut të lirë nën përkujdesin e korrupcionit dhe kanosjeve),  International Journal of Engineering and Management Sciences, India, 2013

The Use of Minerals and its Managing during the process of professional advancement in the case of a Public University: A Personal Experience (Përdorimi i Mineraleve dhe Menaxhimi i Tij gjatë procesit të avancimeve profesionale në rastin e një Universiteti Publik: Përvojë Personale), International Journal of Engineering and Management Sciences, India, 2013

Preliminary Results on an Ongoing Long-term Study to Determine the Breaking Point of the Social Fabric under the Conditions of Poor Education: Kosovo Case (Rezultatet Paraprake të Studimit Afatgjatë në Vazhdim për të Përcaktuar kufirin e shkatërrimit të Pëlhurës shoqërore nën Kushtet e Arsimimit të Dobët – Rasti i Kosovës), The Royal Journal of Cruel Psychology and Questionable Unethical Experiments, 2010

A Pilot Study for the Proof of Concept Regarding the Massive Sale of Diplomas as a Business Model for the Revival of Economies of Countries in Transition (Pilot Studim për Dëshmi Konceptit për Shitjen Masive të Diplomave si Model Biznesi për Rimëkëmbjen e Ekonomisve të Vendeve në Tranzicion), Journal of Ethical Transactions and Highest Morals Possible, 2011

A Game of Thrones: Practical Guide to Securing your High Position through Combination of Diplomacy, Violence, Higher Education, Intimidation and Scientific Papers on Magic: A Case of Kosova (Loja e Froneve: Udhërrëfyes Praktik për të Siguruar Pozitën Tuaj Duke Kombinuar Diplomacinë, Dhunën, Arsimimin e Lartë, Kërcënimet dhe Punimet Shkencore Mbi Magjinë). The Royal Journal of Maesters and Knights, Westeros 2011 – supported by the British Council, Fulbright Scholarship, Tagarian Dragon Fund for the Advancement of Society and HBO Television.

A Quantitative and Qualitative Analysis of Plagiarized Papers Used for Gaining Advanced Academic Degrees – A Case Study Involving the Elite from State and Private Institutions in Kosovo ( Analizë Sasiore dhe Cilësore e Punimeve Plagjiat të Përdorura për të Fituar Tituj të Lartë Akademik – Studim i Rastit të Elitave nga Institucionet Private dhe Publike të Kosovës), International Journal of Quantitative Decievability (Revista Ndërkombëtare e Mashtrueshmërisë Sasiore), 2012

Activities and Clubs

(aktivitetetet e kohës së lirë dhe klubet rekreative)

Ndihmës-ndihmës-luftërar në luftën çlirimtare

Fight Club – Prishtina charter, member

Asociacioni i Kopjuesve dhe Sharlatanëve Profesionistë, nën-kryetarë

Peshkim fundjavorë (në raste të nivelit optimal të ujit në Liqenin e Batllavës)

 


Ky shkrim është publikuar fillimisht në Kosovo 2.0

Shpërndani këtë shkrim me:

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>