Terminator-Genisys-2015-Poster

Mbi Kosovën dhe Terminatorin

Terminator: Genisys është film i udhëtimit në kohë për nga forma, funksioni dhe përmbajtja. Kthimi në kohë është pjesë integrale e fabulës meqë është e pamundur ta shikosh filmin dhe të mos ndiesh nostalgji për katër filmat paraardhës. Në një far mënyre ky film është një maqinë e udhëtimit nëpër kohë për mendjen tuaj. Kjo e vë Terminator: Genisys në disavantazh të padrejtë ngaqë duhet të garojë për vëmendje sikur fëmiju më i vogël i familjes që përballet me lavdinë dhe madhështinë e vëllezërve e motrave të tija.

10403513_10204532520210227_3995551905961338559_n (1)

Sikur kjo të ishte shfaqje në New York

Mbase ishte ndjenja e të ngrënit një fërgesë që zier nga shumë guzhinierë, për të cilën fillimisht ke ndruajtje, por pasi që e provon befasohesh për të mirë nga bashkëpunimi i suksesshëm mes autorit Boshnjak adaptuar për dhe interpretuar nga ekipi Kosovar në shqip (me një grimë ndikimi Japonez sa për shije). E bazuar në dramën e Almir Imsirevic, regji nga Agon Myftarit dhe interpretime nga Rebeka Qena, Adrian Morina, Besnik Krapi, dhe Armend Ismajli, shfaqja përdorë mekanizmin sikur ai i Rashomon-it për të ritreguar ngjarjen e njejtë nga pikëpamjet e personazheve të ndryshëm.

Lexime: “Gurëzit”

Ju paraqesim leximin e dy kapitujve të parë nga një shkrim më i gjatë memoaresk i titulluar “Gurëzit” (Rocks) nga Artrit Bytyçi, lexuar në Brooklyn të New Yorkut në evenimentin letrar Animal House Reading Series, më 21 Tetorë, 2014.

1280px-Ancient_Roman_Mosaics_Villa_Romana_La_Olmeda_000_Pedrosa_De_La_Vega_-_Saldaña_(Palencia)

Vila e Filanit

“Çlirimtarin e republikës së porsalindur” tjerët do të mund ta konsideronin si harbut të pagdhendur, barbarë artistik, dhe përkrahës të zbukurimeve të tejskajshme e të pa shije, pasi që lejoi ndërthurrje aq mospërputhëse në stilet e ndërtimit të vilës së tij. Por unë personalisht e duartrokas këtë vizion të Filanit, ngaqë e konsideroj atë si një kompromis të nevojshëm për të theksuar fuqinë, prestigjin dhe luksin.

vintage marshmallow ad-2

Testi Marshmallow dhe Politikanët e Korruptuar

Testi Marshmallow vërtetoi se ndër faktorët më të rëndësishëm për sukses janë aftësia për të vonuar kënaqësinë dhe vetë-disiplina për të bërë një gjë të tillë. Mund të bëhet një argument se korrupsioni, ryshfeti dhe përvetësimi i kanë origjinat e tyre të lashta në pamundësinë e njerëzve për të parashikuar një të ardhme shumë të largët…

stevemartin

Të Shkruash është Lehtë

Humor nga Steve Martin | Përkthyer nga Artrit Bytyçi | Nga të gjitha artet, shkrimi është mënyra më e lehtë, pakokëdhimbje, dhe e lumtur për të kaluar kohën. Ndërsa shkruaj këtë, për shembull, jam i ulur rehatshëm në kopshtin tim të trandafilave, duke shtypur në kompjuterin tim. Çdo trëndafil paraqet një tregim, kështuqë asnjëherë nuk jam në mëdyshje se çfar të shkruaj. Krejt çfar më duhet është të shikoj thellë në zemërën e trëndafilit, t’ja lexoj tregimin, dhe ta mbaj shenim. Mund të isha duke shruar kjfiu joew.mv jiw dhe t’i kënaqem një gjëje të tillë sikur të isha duke shkruar fjalë që në fakt kanë ndonjë kuptim, sepse thjeshtë më pëlqen si më lëvizin gishtat nëpër tastierë.

Poussinscipio

Vila e Scipio-s

Ese/Letërkëmbim nga Lucius Annaeus Seneca | Përkthyer nga Artrit Bytyçi | Si të mos e çmosh shpirtin e lartë që e tërhoqi atë në mërgim të vullnetshëm dhe kështu ja lehtësoi barrën shtetit? Gjendja ishte e atillë ku ose liria do ta lëndonte Scipio-n ose Scipio do ta lëndonte lirinë, dhe asnjëra nuk ishte e pranueshme. Kështu që ai ja lëshoi rrugën ligjeve dhe u largua për në Liternum, në mendim se mërgimi i tij ishte shërbim ndaj shtetit njëlloj sikur dëbimi i Hannibal-it.

101-0194_IMG

Mes Dy Zyrash

Gjurmët e prejardhjes së nostalgjisë sime për maqina shkrimi shkojnë deri para nja trembëdhjetë vitesh në banesën time të vogël në Prishtinë. Asokohe isha duke shkruar “romanin” tim të dytë, ndërsa Kosova ishte akoma duke u rehabilituar nga simptomat e anarkisë së pas-luftës. Në atë moshë nuk do të mërzitesha shumë për politikë po të mos ishte për reduktimet e përhershme të rrymës që ma fiknin dhunshëm Pentium 3-shin duke më lënë në errësirë. Ngaqë reduktimet ishin të paparashikueshme, ato jo vetëm që ma humbnin tërë punën huq (edhepse të një cilësie të dyshimtë), por më parandalonin të shkruaja për nja katër orë të ardhshme. Kështu kisha filluar përdorimin e maqinës së shkrimit të Babit – një UNIS tbm De Luxe ngjyrë portokalli – për të shtypur draftin e parë nën dritën e qirinjëve gjatë atyre netëve të errëta dimërore.